27/12/2023
BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin nëntor 2023; https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/). Njëkohësisht, u publikuan remitancat për tetor dhe ato preliminare për nëntor 2023.
Ndërmjetësit tjerë financiar
Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbëjnë 71.% të gjithsej aseteve.
Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiarë shënuan vlerën për rreth 354.5 milionë euro në nëntor 2023, rritje kjo për 7.6 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.
Kreditë ndaj ekonomive familjare në nëntor 2023 përfaqësojnë 61.8% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.
Vlera e kredive të reja në muajin nëntor është 16.7 milionë ( në tetor ishte 35.91 milionë).
Kompanitë e sigurimeve
Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit nëntor 2023 shënuan vlerën 300.6 milionë euro, e cila përfaqëson një ngritje prej rreth 200 mijë euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 45.5% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 28.8 % të aseteve ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.1 % të gjithsej aseteve.
Fondet pensionale:
Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 77.4 % të gjithsej aseteve.
Remitancat
Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin nëntor ishin rreth 101.3 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 65.%, kanalet tjera 19%, ndërsa përmes bankave 16%.
Remitancat deri në fund të nëntorit 2023 arritën vlerën rreth 1,217.8 milionë euro, që paraqet rritje prej 10.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim: