Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve në Kosovë dhe për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre në Kosovë, i përbërë nga Guvernatori i BQK-së, Auditorja e Përgjithshme dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, i propozoi Kuvendit për emërim dy (2) kandidatë për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së.

Për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, kanë aplikuar 13 kandidatë, prej të cilëve 6 kandidatë i janë nënshtruar intervistës. Edhe për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre, kanë aplikuar 13 kandidatë, prej të cilëve 6 kandidatë i janë nënshtruar intervistës.

Prandaj, Komisioni bazuar në intervistimin e kandidatëve dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme, unanimisht vendosi që, konform Ligjit për Fondet Pensionale, dy kandidatët e vlerësuar me më së shumti pikë të procedohen tek Kuvendi për emërim për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së:

  • për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre propozohet: kandidati Ali Vitija, i vlerësuar me më së shumti pikë nga intervistimi (22.3 pikë nga 30 pikë)
  • për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve propozohet: kandidati Arsim Bruçaj, i vlerësuar me më së shumti pikë nga intervistimi (24.7 pikë nga 30 pikë).

Statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin qershor 2024 Zëvendësguvernatori Cakaj me bashkëpunëtorë zhvillon vizitë zyrtare në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) të Shqipërisë