Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Milot Cakaj mori pjesë në forumin “Menaxhimi i Rreziqeve 2025 – Menaxhimi strategjik i rreziqeve për një sektor bankar të qëndrueshëm në Kosovë”, organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK), një ngjarje që mblodhi drejtues të institucioneve financiare dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar qasjet strategjike në menaxhimin e rrezikut dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bankar.

Zëvendësguvernatori Cakaj në fjalën e tij gjatë hapjes së punimeve të këtij forumi, theksoi rolin që ka BQK-ja në stabilitetin financiar të vendit si dhe rëndësinë e dialogut mbikëqyrës. Ai nënvizoi se menaxhimi strategjik i rreziqeve është thelbësor në një treg financiar që po ndryshon me ritme të shpejta dhe se BQK-ja do të vazhdojë të forcojë qasjen e saj mbikëqyrëse përmes avancimit të kornizës mbikëqyrëse dhe metodologjisë sipas rregullativës së Bashkimit Evropian.

Në vijim të forumit, vëmendje të posaçme mori paneli i diskutimit, ku Drejtori i Mbikëqyrjes Bankare në BQK, z. Terziqi prezantoi qëndrimet e institucionit rreth zhvillimeve financiare dhe sfidave të tregut. Ai shtjelloi rëndësinë e ruajtjes së balancit mes rritjes së qëndrueshme dhe stabilitetit, si dhe nevojën për qasje proaktive në menaxhimin e likuiditetit, kërkesave për kapital dhe strategjive të financimit duke ju përshtatur modeleve të reja të biznesit sipas kushteve të reja.

Gjatë forumit, BQK u vlerësua për rolin e saj mbikëqyrës dhe për angazhimin e vazhdueshëm në zhvillimin e një sektori financiar të qëndrueshëm, transparent dhe të orientuar drejt standardeve më të mira ndërkombëtare.

Guvernatori Ismaili në ceremoninë e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë dhe pjesëmarrës në panelin e konferencës ndërkombëtare në Tiranë Guvernatori Ismaili merr pjesë si panelist në Konferencën Ndërkombëtare mbi Integrimin Ekonomik Evropian (CEEI) 2025 të Bankës Kombëtare të Austrisë