Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 25 mars 2022, mori vendimet si në vijim:
- Vendim për emërimin e znj. Edona Perjuci Uka anëtare (eksperte e jashtme) e Komitetit të Auditimit të Bankës Qendrore;
- Vendim për miratimin e Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2022;
Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:
- Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
- Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit;
- Raporti Vjetor i Auditimit të Brendshëm për vitin 2021;
- Informatën e Guvernatorit mbi gjendjen aktuale të sektorit financiar.