Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e bankave komerciale për muajin shtator 2025.

Asetet e bankave komerciale – në fund të muajit shtator 2025 kanë arritur vlerën në 9.14 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.90% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto – në fund të muajit shtator 2025 kanë arritur vlerën në 6.45 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 58.73 milionë euro ose 0.92% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja – në muajin shtator 2025 ishte 190.09 milion euro.

Norma mesatare e interesit në kredi të reja – në muajin shtator 2025 ishte 6.90%.

Depozitat e klientëve – në shtator 2025 kanë arritur vlerën prej 7.34 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 54.02 milionë euro ose një rritje prej 0.74% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e depozitave të reja – në muajin shtator 2025 ishte 137.76 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita të reja – në muajin shtator 2025 ishte 3.12%.

Margjina e normës së interesit – në kredi dhe depozita në muajin shtator 2025 ishte 3.61%.

Raporti kredi-depozita – në muajin shtator 2025 ishte në nivelin 87.88%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale – në fund të muajit shtator 2025 arriti vlerën në 1.09 miliard euro. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje prej rreth 0.19% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 146.64 milionë euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/.

Lansohet gara edukative “Stock Market Learning Competition Game” për avancimin e edukimit financiar në Kosovë përmes pjesëmarrjes në Bursën Virtuale të Shtutgartit  Guvernatori Ismaili merr pjesë si panelist në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë mbi pagesat dhe infrastrukturën e tregut në Ohër