Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë për shkurt 2025 Seritë kohore – BQK .

Asetet e BQK-së – në fund të muajit shkurt 2025 arritën vlerën prej 1.65 miliard euro, duke shënuar një rënie prej 28.8 milionë euro krahasuar me muajin janar. Kjo rënie është kryesisht rezultat i zvogëlimit të depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), bankave komerciale, korporatave publike jofinanciare dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Në anën tjetër, depozitat e fondeve pensionale në BQK kanë shënuar rritje nga periudha paraprake.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit deri më 28 shkurt 2025 ishte 1.17 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 3.88 milion euro, prej të cilave investimet në depozita janë rritur për 23.61 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 19.73 milionë euro.

Depozitat në BQK – deri më 28 shkurt 2025 ishin 1.35 miliard euro, prej të cilave 453.46 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës, 589.34 milionë euro nga bankat komerciale,175.89 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 134.50 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së – deri më 28 shkurt 2025 ishte 124.97 milionë euro

Asetet Rezervës ndërkombëtare në fund të muajit shkurt 2025 arritën vlerën 1.28 miliard euro, duke shënuar një rënie prej 35.27 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo ka ardhur  kryesisht nga rënia e depozitave për 12.11 milionë euro dhe zvogëlimi i investimeve në letra me vlerë për 21.91 milionë euro.

Guvernatori Ismaili merr pjesë si folës në ngjarjen “Anëtarësimi i Kosovës në SEPA: Procesi, Përparimi dhe Përfitimet e Pritshme” BQK shënon Javën Ndërkombëtare të Parasë 2025 me temën “Mendo para se të klikosh, për një siguri financiare nesër” – shpërblehen videot dhe punimet artistike të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme