Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë për muajin prill 2026 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Asetet e BQK-së – në fund të muajit prill 2026 arritën vlerën prej 1.90 miliard euro, duke shënuar rritje prej 38.02 milionë euro krahasuar me muajin mars 2026.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 30 prill 2026 ishte rreth 1.38 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak, investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë kanë shënuar rritje prej 19.12 milionë euro, prej të cilave investimet në depozita janë rritur për 13.64 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë rritur për 5.48 milionë euro.

Depozitat në BQK deri më 30 prill 2026 ishin 1.59 miliard euro, duke shënuar rritje prej 37.05 milionë euro nga periudha paraprake.

Kapitali i BQK-së deri më 30 prill 2026 ishte 137.69 milion euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare, në fund të muajit prill 2026, arritën në 1.48 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 42.13 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Kjo rritje u ndikua kryesisht nga shtimi i depozitave prej 31.72 milionë euro, si dhe nga rritja e investimeve në letra me vlerë prej 11.05 milionë euro.

Zëvendësguvernatori Fusha merr pjesë në Forumin Ballkanik të Pagesave 2026 Guvernatori Ismaili merr pjesë si panelist në Takimin Rajonal të Guvernatorëve të organizuar nga Banka Qendore e Kroacisë në Pula