Për shkak të rritjes së rasteve me të infektuar nga COVID 19 dhe rekomandimeve nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se shtyhen për një afat të pacaktuar procedurat e rekrutimit dhe seleksionimit të kandidatëve që kanë aplikuar në konkurset si në vijim:

“Statisticient i Ri” dy pozita , shpallur me datë 29 shkurt 2020, e ku afati i fundit për aplikim ka qenë data 16 mars 2020 si dhe pozita “Zyrtar për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar” i cili është shpallur me datën 06 qershor 2020 dhe ka përfunduar me datën 22 qershor 2020.

Për çdo njoftim të ri rreth këtij aktiviteti do të njoftoheni me kohë!

BQK dhe MPMS pajtohen të marrin masa për lehtësimin e marrjes së pensioneve Guvernatori Mehmeti dhe Ministri Kuçi diskutojnë për zhvillimet në ekonomi