06.05.2022.jpg

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dje është njoftuar përmes mediave për një letër anonime të dërguar në adresë të Agjencisë Kundër Korrupsion me pretendime të sajuara lidhur me qeverisjen e BQK-së.

BQK-ja në vijimësi është qeverisur duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies.

Çështjet e pretenduara në këtë letër kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të BQK-së dhe vënien e këtij institucioni nën presionin e palëve, të cilët mund të kenë për qëllim realizimin e interesave të ngushta përmes BQK-së.

Çështjet e ngritura në këtë letër, BQK-ja veçse i ka sqaruar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe në media.

Sidoqoftë, ne ftojmë të gjitha organet e zbatimit të ligjit, të cilat mund të jenë të interesuara të trajtojnë këto çështje të hetojnë dhe të zbardhin të vërtetën.

Udhëheqja e BQK-së është e përkushtuar që të mbrojë integritetin e institucionit, duke mos lejuar që palë të caktuara të interesit të avancojnë agjendat e tyre përmes dëmtimit të reputacionit të BQK-së. 

Komunikatë nga Bordi i BQK-së Guvernatori Mehmeti uron gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit