greetings-2021-1024x727.png

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti uron të gjithë qytetarët me rastin e Vitit të Ri 2021.  

“Pas një viti me shumë sfida për shkak të pandemisë, uroj që Viti 2021 të jetë vit sa më i begatë, me shëndet, lumturi, dashuri, paqe dhe mbarësi në secilën familje. Uroj që Viti i Ri që po hyjmë të jetë vit i mbarë për gjithë vendin dhe për qytetarët tanë kudo që janë”.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka siguruar edhe njëherë të gjithë qytetarët se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin e saj në krijimin e të gjitha mundësive për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, por në të njëjtën kohë të mbajë sistemin financiar të shëndoshë dhe stabil.

Guvernatori Mehmeti prezantoi zhvillimet në sektorin financiar gjatë vitit 2021 Guvernatori Mehmeti uron Festën e Krishtlindjes