Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishterë dhe ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, për Festën e Krishtlindjes. Në urimin e Guvernatorit thuhet se kjo festë që simbolizon vlerat më të larta të solidaritetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes ndërmjet njerëzve të kalohet me gëzim e harmoni në familjet, me të mirat që na i ka dhuruar Zoti. Në këtë ditë, të kujtohemi për të gjithë njerëzit rreth nesh që kanë nevojë për ndihmën dhe solidaritetin tonë, si dhe të ndajmë me ta momentet e festës, t’ua bëjmë atyre kremten dhe jetën më të lehtë e më të mirë. Më këtë rast, Guvernatori Mehmeti u ka uruar Festën e Krishtlindjes, përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, të cilët po japin kontribut të çmuar në ecjen përpara të shtetit të Kosovës.

Guvernatori Mehmeti uron Vitin e Ri 2021 Guvernatori Mehmeti prezantoi zhvillimet në sektorin financiar gjatë vitit 2021