Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Ambasadorin e SHBA-ve në vendin tonë, Jeffrey M. Hovenier, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Guvernatori Mehmeti u shpreh se populli i Kosovës është krenar me bashkëpunimin që ka me popullin mik amerikan, që është aleati jonë më i rëndësishëm në të gjitha përpjekjet tona për arritjen e lirisë, barazisë dhe shtetësisë. “Prandaj, është kënaqësi për mua t’ju uroj 4 korrikun, datë që simbolizon paqen dhe unitetin në të gjithë botën. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Falënderues për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen e pakursyer e shumëdimensionale dhënë për Republikën e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.

Drejtuesit e BQK-së dhe BKS-së takojnë zyrtarët e lartë të Këshillit të Byrove në Bruksel Vendimet e Bordit të BQK-së më 30 qershor 2022