0306-2-f-1024x683.jpg

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë lidhur me zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, me theks të veçantë në sektorin financiar dhe atë bankar. Guvernatori Mehmeti tha se sektori financiar po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.

0306-1-1024x683.jpg

Nga ana tjetër, ambasadori i Australisë i akredituar për Kosovë z. Andrea Carlo Biggi vlerësoi lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të BQK-së.

Vendimet e Bordit të BQK-së 8 qershor 2022 Guvernatori Mehmeti priti në BQK Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore znj. Anna Bjerde