Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Ministrin Kuçi mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar, si dhe për rolin që ky sistem ka pasur për minimizimin e pasojave ekonomike të pandemisë gjatë periudhës së masave kufizuese. 
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti njoftoi ministrin lidhur me kontributin e BQK-së në hartimin e planit të rimëkëmbjes ekonomike. 
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti deklaroi se BQK-ja mbetet e përkushtuar që të jap kontributin e saj në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa, përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.
Nga ana tjetër, Ministri Kuçi njoftoi Guvernatorin Mehmeti me planet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe shprehu përkushtimin që të angazhohet për të krijuar sa më shumë mundësi për një ambient që promovon zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.

Njoftim për procesin e rekrutimit Guvernatori Mehmeti shpreh gatishmërinë e BQK-së për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike
Skip to content