16.12.2021-2-1024x541 (1)

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Çagri Sakar.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Ambasadorin me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, masat e ndërmarra nga ana e BQK-së, që nga fillimi i pandemisë gjë që ka ndikuar që ky sektor të mbetet stabil dhe likuid, si dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit për të kaluar situatën me pandeminë në të cilën gjendet edhe vendi ynë.

Guvernatori falënderoi shtetin e Turqisë për ndihmën dhënë Kosovës dhe për bashkëpunimin, si  dhe projektet e realizuara deri më tani, derisa shprehu gatishmërinë dhe interesimin që bashkëpunimi të avancojë tutje.

Nga ana tjetër, Ambasadori Sakar vlerësoi lart të arriturat e sistemit financiar të Kosovës dhe shprehu përkushtimin për angazhim në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.

Guvernatori Mehmeti vlerësoi se kreditimi bankar po vazhdon të kontribuojë në rritjen ekonomike Guvernatori Mehmeti prezantoi zhvillimet në sektorin financiar gjatë vitit 2021