cbk_eur-meetings-gov-min-1024x682

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, iu bashkua Guvernatorëve dhe Ministrave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale (EUR), i udhëhequr nga z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN.
Takimi ofroi një platformë të çmuar për diskutimin e çështjeve të rëndësishme ekonomike dhe financiare dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve evropiane.

Prezantimi i Z. Kammer me titull “Soft Landing in Crosswinds for a Lasting Recovery” nga Perspektiva Rajonale Ekonomike, nxori në pah sfidat dhe mundësitë që përballet rajoni, duke ofruar njohuri për perspektivën ekonomike.

Guvernatorët dhe Ministrat nga Evropa u informuan mbi perspektivat makroekonomike dhe zhvillimet e fundit në sektorin financiar, duke shkëmbyer pikëpamje të gjera dhe rekomandime mbi trajektoren ekonomike të rajonit.

Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është në funksion të angazhimit për përfshirje proaktive dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve në çështjet ekonomike dhe financiare rajonale. Iniciativa të tilla nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave të përbashkëta financiare dhe sigurimin e stabilitetit financiar për rajonin.

Guvernatori Ismaili takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Piero Cipollone gjatë takimeve pranverore në Washington D.C. Republika e Kosovës arrin vlerësimin kreditor BB- me perspektivë të qëndrueshme nga Fitch: Nënvizohet Stabiliteti Financiar dhe Politikat Prudente të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës
Skip to content