Foto_Ballina-BQK-Delegacioni-1-1024x785

Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori Z. Ahmet Ismaili, Zëvendësguvernatori Z. Fusha, Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Znj. Abazi dhe Shefi i Kabinetit Z. Zyfliu, kanë përfunduar me sukses pjesëmarrjen në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që u mbajtën në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takimet që u zhvilluan nga 15 deri më 21 prill, Guvernatori Ismaili ka prezantuar prioritetet për sektorin financiar në pajtim me objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përditësimet dhe zhvillimet lidhur me zbatimin e programeve dhe asistencave teknike profesionale.

Guvernatori Ismaili gjatë takimit me Zëvendëspresidentin dhe njëherësh Drejtuesin e Thesarit të BB-së, Z. Jorge Familiar ka theksuar vlerësimin e tij të sinqertë për anëtarësimin e BQK-së në Partneritetin për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave (RAMP) dhe mundësitë që ka ofruar ky program për ngritjen e ekspertizës dhe kapaciteteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës përmes seminareve dhe programeve të saj trajnuese. Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan edhe në progresin e bërë drejt investimeve të përgjegjshme Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes (ESG). Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së ndaj këtij qëllimi, i cili është paraqitur dukshëm në Planin Strategjik 2024-2028.

Foto_1-FMN-Familiar-1024x500

Në ditën e dytë të qëndrimit në Washington D.C., Guvernatori Ismaili është takuar me Drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh Kryestatisticient i FMN-së, me të cilin është diskutuar për avancimin e raportimit të BQK-së nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS) dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së në këtë fushë, avancimin e ndërtimit të Indeksit për Llogaritjen e Çmimeve të Patundshmërive (IÇPB), mundësinë e ndërtimit të një modeli për matjen e parasë së gatshme në qarkullim dhe avancimin e përpilimit të llogarive financiare.

Foto_2-FMN-Kroese-1024x768

I shoqëruar nga delegacioni i lartë i BQK-së, Guvernatori Ismaili takoi Zëvendësndihmës Sekretarin (DAS) e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Luyen Tran dhe ekipin e tij të Zyrës së Asistencës Teknike (OTA) në Washington D.C. ku pati diskutime konstruktive për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

I pari i BQK-së shprehu mirënjohjen e sinqertë për ndihmën e çmuar teknike të ofruar nga OTA-ja dhe rolin e tyre kryesor në mbështetjen e zhvillimit të infrastrukturës kritike. Veçanërisht mbështetja në zhvillimin e Sistemit Qendror Depozitar të Letrave me Vlerë, krijimin e linjave të likuiditetit, si dhe bashkëpunimin e suksesshëm në shumë projekte të tjera për mbikëqyrjen bankare dhe sigurimeve, si dhe në kornizën e luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndër të tjera. Gjithashtu, u diskutuan mundësitë e reja të asistencave teknike dhe bashkëpunimit, me qëllim të forcimit të partneritetit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.

Foto_3-DAS-Tran-1024x758

Guvernatori Ismaili në ditën e tretë të takimeve pranverore në Washington D.C. është takuar me zyrtarë të nivelit të lartë të Bankës Botërore dhe gjithashtu ka marr pjesë në panel diskutimi.

Në takimin e parë me ekipin e Bankës Botërore me Znj. Xiaoqing Yu, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, Z. Paolucci, Menaxher për Vendin, Z. Natarajan, Menaxher i Praktikave, Pagesave dhe Përfshirjes Financiare, Z. Guadamillas, FCI Evropë dhe Azi Qendrore, u bisedua kryesisht për temat si përmbyllja e kornizës rregullatore dhe nxitja e zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare. Diskutimet specifike kishte rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe potencialit për avancime drejt integrimit me Sistemin Target të Pagesave të Shpejta e (TIPS) të Euro-Sistemit.

Në po të njëjtën ditë, Guvernatori Ismaili ka marr pjesë në diskutimet në panelin për Pagesat Ndërkufitare në panelin me titull “Zhbllokimi i Fuqisë së Pagesave Ndërkufitare”, ku theksoi përkushtimin e Kosovës për arritjen e objektivit të G20-së për uljen e kostove të dërgimit të remitencave. Ai diskutoi përpjekjet e integrimit në SEPA që synojnë standardizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore për të ofruar pagesa më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më efektive.

Foto_4-BB-Paneli-1024x768
Foto_4-1-BB_Paneli-1024x768

takimin e zhvilluar me zyrtarë të lartë të Bankës së Rezervës Federale (FED) të New York-ut, të udhëhequr nga Z. Matthew Nemeth, Zëvendëspresident dhe Drejtor i Shërbimeve të Llogarive të Klientit dhe Z. Phatak, Drejtues i Politikave dhe Strategjive Ndërkombëtare me ekipin e tyre, delegacioni i BQK-së nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy bankave qendrore, duke përfshirë programet e ngritjes së kapaciteteve në mbështetje direkte që nga themelimi i BQK-së.

Gjatë këtij takimi të frytshëm, Guvernatori Ismaili shprehu përkushtimin e BQK-së për të mbajtur lidhje të forta me FED-in, duke njohur rolin e saj kryesor në menaxhimin e rezervës ndërkombëtare dhe partneriteteve strategjike, duke përfshirë praktikat më të mira për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Foto_5-FED-NewYork-1024x641

Në ditën e katërt të vizitave në Washington D.C., delegacioni i BQK-së ka zhvilluar dy takime të rëndësishme me nënpresidentët e Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Në takimin me Znj. Antonella Bassani, Zëvendëspresidente për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (ECA) në BB, Guvernatori Ismaili u angazhua në diskutime thelbësore lidhur me projektet që janë duke u zbatuar dhe mbështeten nga Banka Botërore, të cilat synojnë modernizimin e sistemit të pagesave të Kosovës, si dhe Programin e Remitencave dhe Pagesave.

Derisa në takimin me Z. Alfonso Mora, Zëvendëspresident Rajonal i IFC-së, Guvernatori Ismaili u angazhua në një sesion produktiv, duke theksuar zhvillimet e rëndësishme në BQK dhe bashkëpunimin e frytshëm me IFC-në, përkatësisht për projektet që janë duke u zbatuar për kornizën rregullatore në lidhje me institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo-bankare, si projektin e ri në shërbimet financiare digjitale, duke nënvizuar përkushtimin e përbashkët për të nxitur përfshirjen financiare dhe qasjen në financa.

Foto_6-BB-IFC-1024x709
Foto_6-1-BB-IFC-1024x768

aspekt i dukshëm i takimeve pranverore ishte bashkëbisedimi i Guvernatorit Ismaili me Z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN. Gjatë këtij diskutimi, Guvernatori Ismaili ritheksoi kontributin e konsiderueshëm të FMN-së në agjendën reformuese të BQK-së.

Në takim me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Z. Bo Li, Guvernatori Ismaili zhvilloi diskutime të cilat ishin të fokusuara në zhvillimet kryesore të sektorit financiar, duke theksuar mbështetjen e dhënë BQK-së nga FMN-ja në forcimin e kapaciteteve të saj institucionale dhe zbatimin me sukses të rekomandimeve nga misionet e FMN-së.

Po ashtu, Guvernatori Ismaili mori pjesë në mbledhjen Plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC), si përfaqësues i Republikës së Kosovës në Bordin e FMN-së. Ky forum i nivelit të lartë, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës Menaxhuese të FMN-së, Znj. Georgieva, diskutoi çështjet aktuale të stabilitetit financiar në nivel global, pritjet dhe rreziqet, të rëndësishme edhe për përkushtimin e BQK-së për qëndrueshmërinë e sektorit financiar.

Foto_7-Kammer-IMFC-1024x768
Foto_7-1-Kammer-IMFC-1024x573
Foto_7-2-BoLI-1024x704

Guvernatori Ismaili i është bashkuar Guvernatorëve dhe Ministrave të Financave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale (EUR), i cili përmbyll takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së në Washington D.C.

Takimi ofroi një platformë të çmuar për diskutimin e çështjeve të rëndësishme ekonomike dhe financiare dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve evropiane.

Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është në funksion të angazhimit për përfshirje proaktive dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve në çështjet ekonomike dhe financiare rajonale.

Foto_8-EUR-Takimi-1024x682

Në takimet përmbyllëse të delegacionit të BQK-së me partnerët dhe palët ndërkombëtare, Guvernatori Ismaili zhvilloi një bashkëbisedim me Z. Piero Cipollone, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Takimi ofroi një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështje të ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve.

Guvernatori Ismaili informoi Z. Cipollone për zhvillimet kryesore brenda BQK-së, duke përfshirë përparimet në përgatitjet për integrimin dhe pajtueshmërinë me SEPA, si dhe çështjet e tjera të rëndësishme me të cilat përballet Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Në fund, i pari i BQK-së theksoi angazhimin e palëkundur të institucionit që drejton për të avancuar dhe modernizuar sistemin e saj të pagesave, që do të hapte rrugën për integrimin në infrastrukturën e tregut financiar të Bashkimit Evropian, në përputhje me objektivat strategjike të BQK-së.

Foto_9-BQE-Cipollone-1024x768

Paraprakisht në Boston të SHBA-së, Guvernatori i BQK-së takoi drejtues të Universitetit të Harvardit, duke përfshirë Dekanin e Harvard Kennedy School, Dr. Elmendorft dhe profesorë eminentë që kanë shërbyer në pozita të rëndësishme shtetërore, si krye-ekonomistë, drejtues të Departamentit të Thesarit, anëtarë të Bordit të Rezervës Federale (FED Board), këshilltarë të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë.

Guvernatori Ismaili vizitën me ftesë të Universitetit e përmbylli me një ligjëratë para studentëve dhe publikut në kampusin e Harvardit, me temën “Tejkalimi i sfidave të sistemit financiar: Rasti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”.

Takime tjera të ndara Guvernatori Ismaili takoi ekipin e Përfaqësuesit Rezident Rajonal të FMN-së Z. Sebastian Sosa, Departamentin Monetar dhe të Tregjeve të Kapitalit të FMN-së të udhëhequr nga Këshilltarja Rajonale Znj. Jennifer Elliot me ekipin e saj, Guvernatoren e Malit të Zi Znj. Irena Radovic, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, si dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore nga Austria, Sllovenia, Turqia, Sllovakia, si dhe takime dhe bashkëbisedime tjera me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerë rajonal e ndërkombëtar.

Një takim i veçantë u realizua edhe ne Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., ku Guvernatori Ismaili u prit nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, Z. Ilir Dugolli, i cili njëherësh edhe shoqëroi delegacionin e BQK-së në takimin me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.

Takimet e sesionit pranveror të organizuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, mbledhin bankierë qendrorë, ministra të financave dhe të zhvillimit ekonomik, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi botërore, si perspektiva ekonomike, zhdukja e varfërisë dhe zhvillimi ekonomik.

Guvernatori Ismaili takoi ekipin e KfW-së gjermane, diskutohet për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve Guvernatori Ismaili takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Piero Cipollone gjatë takimeve pranverore në Washington D.C.
Skip to content