Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për Mbikëqyrje Financiare, z. Milot Cakaj, me bashkëpunëtorë, priti një Mision të Asistencës Teknike (AT) nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), kryesuar nga z. Sebastien Clanet nga Departamenti për Tregje Monetare dhe të Kapitalit (MCM) i FMN-së dhe ekipi i tij.

Ky Mision shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e Kornizës Mbikëqyrëse dhe Makroprudenciale të BQK-së, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Misioni pason zbatimin e suksesshëm nga BQK të rekomandimeve të dala nga Rishikimi i Parë i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) i FMN-së.

Zëvendësguvernatori Cakaj informoi ekipin e FMN-së mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar të Kosovës dhe paraqiti reformat e ndërmarra nga BQK për të avancuar më tej Kornizën dhe Metodologjinë Mbikëqyrëse, Kornizën e Raportimit, si dhe masat makroprudenciale. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të kësaj Asistence Teknike për përmirësimin e proceseve mbikëqyrëse, adresimin e ekspozimeve sistemike dhe forcimin e kapaciteteve të brendshme të BQK-së në përputhje me Planin e saj Strategjik.

Z. Clanet prezantoi objektivat e këtij Misioni të Asistencës Teknike të Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar, të cilat fokusohen në avancimin e Kornizës Mbikëqyrëse të bazuar në rrezik të BQK-së dhe mbështetjen e reformave makroprudenciale që kanë në fokus ekspozimet sistemike.

Zëvendësguvernatori Cakaj shprehu mirënjohjen e tij ndaj FMN-së për mbështetjen e vazhdueshme, duke nënvizuar rolin e rendësishëm të asistencës teknike dhe ndërtimit të kapaciteteve në zbatimin me sukses të këtyre projekteve strategjike, të cilat do të kontribuojnë ndjeshëm në qëndrueshmërinë e sektorit financiar të Kosovës.

Në fund, BQK dhe FMN rikonfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë dhe synimin e përbashkët për të siguruar zbatimin me sukses të kësaj Asistence Teknike të rëndësishme të FMN-së.

Guvernatori Ismaili takohet me z. Helmut Ettl, Drejtor i Autoritetit të Tregut Financiar të Austrisë BQK pret Misionin e Asistencës Teknike të FMN-së për forcimin e modelimit dhe parashikimit makroekonomik