IMG-e405413597e66a5156ec4afcd4aca201-V-1024x695.jpg

Zëvendësguvernatori i BQK-së Sokol Havolli, mori pjesë në takimet e Konstituencës në Budapest të Hungarisë për të negociuar lidhur me marrëveshjen e konstituencës së FMN-së për 10 vitet e ardhshme në të cilën bën pjesë Kosova.

Rezultatet e negociatave gjetën mbështetje unanime nga të gjithë anëtarët e konstituencës. Anëtarët u pajtuan që përbërja e kësaj konstituence edhe për 10 vitet e ardhshme të vazhdojë të jetë e njëjtë me anëtarët e deritanishëm si, Austria, Bellorusia, Republika Çeke, Hungaria, Kosova, Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia.

Në kuadër të këtij takimi, vendet anëtare u pajtuan edhe për ndarjen e pozitave të përfaqësimit të këtyre vendeve në zyren e Drejtorit Ekzekutiv të konstituencës, me ç’rast Kosovës iu alokua pozita e këshilltarit për 4 vite.

Marrëveshja finale pritet të nënshkruhet nga Guvernatori Fehmi Mehmeti gjatë takimeve pranverore të FMN-së në Washington D.C.

Gjykata Supreme i jep të drejtë vendimit të BQK-së për KS “Kosova e Re” Fondi Monetar Ndërkombëtar publikon Raportin për Artikullin IV për Kosovën