Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me qëllim të përmbushjes së vizionit të saj për përmirësim të transparencës, avancimit të komunikimit me publikun, ndërgjegjësimit dhe promovimit të edukimit financiar dhe gjithëpërfshirjen financiare për të gjithë qytetarët tashmë ka ridizajnuar dhe lëshuar në përdorim web-faqen e saj.

Web-faqja e re e BQK-së shënon një hap para në përmbushjen e objektivave të përcaktuara në Planin e saj Strategjik 2024-2028, që lidhet me digjitalizimin dhe modernizimin e proceseve për të avancuar mbrojtjen e konsumatorit.

Faqja e internetit e BQK-së do të përdoret gjithashtu si një mjet komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet palëve të interesuara për shkëmbimin e përvojave me BQK-në, njohurive dhe burimeve për të forcuar besimin dhe për të informuar të gjithë qytetarët në kohën më të shpejtë të mundshme.

Funksionet e reja të zhvilluara siç është kalendari dinamik i aktiviteteve, kërkimi gjeneral dhe ai specifik, filtrimi dhe kategorizimi i informacionit varësisht nga kërkesat e lexuesit, video galeria dhe Chat-boti për pyetjet dhe përgjigjet e shpeshta sigurojnë një përvojë më të thjeshtë për të gjitha audiencat, që nga përdoruesit e shërbimeve financiare, niveli akademik dhe deri tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Kjo web-faqe është zhvilluar në përputhje me standardet e sigurisë për të mbrojtur përdoruesit nga rreziqet kibernetike, duke ofruar një platformë të sigurt për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, përmes platformës së re që pritet të shtohet së shpejti, BQK-ja përmirëson ndjeshëm përvojën e përdorueseve në portalet e Edukimit Financiar dhe atij të Krahasimit të Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, gjë që do ndihmon konsumatorin të marrë vendime të mirëinformuara. Qasje e lehtësuar është paraparë edhe në portalet ekzistuese të Ankesave dhe të Regjistrit Kreditor.

Andaj, më këtë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të jetë sinonim i profesionalizimit, inovacionit teknologjik, promovimit të komunikimit, veçanërisht në hapjen e informacionit për të gjitha palët e interesuara.

Për më shumë informacion, ju lutëm vizitojeni web-faqen e re të BQK-së 🔗 https://bqk-kos.org/

BQK shënoi 25-vjetorin e themelimit – përmbyllen punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Ndërtimi i urave përtej kufijve, ndërtimi i ardhmërive: Integrimi në SEPA për gjithpërfshirje financiare – fuqizimi i rritjes dhe reziliencës” Guvernatori Ismaili priti në BQK drejtues të lartë të FMN-së, BB-së dhe guvernatorë të bankave qendrore evropiane