22.04.2022.jpg

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Sokol Havolli, priti në takim drejtoreshën ekzekutive të Shoqatës për Teknologji Informative dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), znj. Vjollca Çavolli.

Në këtë takim, u diskutua për fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve në fushën e promovimit të sektorit të teknologjisë informative dhe komunikimit (ICT).

BQK dhe STIKK u dakorduan që së bashku të hartojnë një marrëveshje të bashkëpunimit për shkëmbimin dhe publikimin e informacionit dhe të dhënave statistikore lidhur me  sektorin e ICT-së.

Synim kryesor i kësaj marrëveshje është mbledhja e statistikave dhe informacioneve specifike për këtë sektor me qëllim të analizimit dhe promovimit të këtij sektori.

Orientimi fillestar është që të publikohen të dhënat lidhur me tregtinë e shërbimeve të sektorit të ICT-së por edhe volumin e financimit nga sektori financiar vendor për sektorin e ICT-së.

Guvernatori Mehmeti takoi drejtuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së Delegacioni i lartë i BQK-së pjesë e takimeve pranverore të FMN-së dhe BB-së