fmn-bqk-ballina-1024x585

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) po punon në forcimin e strukturave të saj qeverisëse, me mbështetjen e Fondit Monentar Ndërkombëtar (FMN).

Kështu thuhet në rishikimin më të ri të Bordit Ekzekutiv të FMN-së mbi Marrëveshjen Stand-By dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri për Republikën e Kosovës.

Sipas FMN-së, emërimi i Guvernatorit të ri ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave në BQK.

“Emërimi i Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës në muajin gusht ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave”, thuhet në njoftimin e FMN-së.

Po ashtu, FMN në këtë rishikim tregon se, në fillim të vitit 2024, ligji i ri për sektorin bankar pritet të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Edhe BQK është nënshkruese dhe pjesë e Programit të fundit “Resilience and Sustainability Facility (RSF)” ku janë përcaktuar disa veprime konkrete dhe të cilat janë duke u zbatuar sipas afateve, siç konstaton edhe komunikata e FMN-së.

Njoftimi i plotë i FMN-së

https://www.imf.org/en/News/Articles/2023/11/16/pr-23396-kosovo-first-review-of-resilience-and-sustainability-facility-arrangements

Publikohen statistikat e BQK-së (pasqyra dhe bilanci i gjendjes) tetor 2023 Guvernatori Ismaili priti në takim delegacionin e lartë nga CIPFA që po qëndron në Republikën e Kosovës