IMG_3819-1024x683.jpg

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, uron të gjithë qytetarët për 14 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë së vendit, duke kontribuuar në zhvillimin e një sistemi financiar që plotëson në mënyrën më mirë nevojat zhvillimore të shtetit tonë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës publikon numrin e 18-të të Raportit të Stabilitetit Financiar (RSF), i cili ofron një pasqyrë të rreziqeve potenciale për stabilitetin financiar në vend, gjithmonë në funksion të sigurimit të objektivit parësor të BQK-së, ruajtjes së stabilitetit financiar përmes identifikimit dhe vlerësimit të rreziqeve që kanosin sistemin financiar dhe infrastrukturën e tij. 

Numri i 18-të i raportit pasqyron një analizë të detajuar rreth zhvillimeve në aktivitetin, performancën, rreziqet dhe infrastrukturën financiare në Kosovë në periudhën janar-dhjetor 2021, si dhe vlerësimin e rreziqeve për periudhën vijuese.

Sistemi financiar përballoi suksesshëm sfidën më të madhe në historinë e funksionimit të tij, të shkaktuar nga kriza pandemike. Si rezultat i përmirësimit të përgjithshëm të situatës pandemike, lehtësimit të masave kufizuese të lëvizjes si dhe masave mbështetëse qeveritare dhe rregullative, ekonomia, respektivisht sistemi financiar në Kosovë shënuan rikuperim të hovshëm në vitin 2021. Sidoqoftë, rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave, e nxitur nga rrethanat e krijuara nga pandemia, si dhe shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022 kanë krijuar pasiguri të mëdha për të ardhmen duke rritur ndjeshëm rreziqet e funksionit për ekonominë dhe sektorin financiar për periudhën vijuese. Ekspozimi i drejtpërdrejtë i sistemit financiar të Kosovës ndaj Ukrainës dhe Rusisë është tejet i kufizuar; sidoqoftë, rreziqet nga rrethanat e krijuara pritet të barten në mënyrë indirekte përmes efektit në inflacion, efektit në rritjen e kostos së financimit, si dhe përmes efektit në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik. Përderisa ecuria e këtyre zhvillimeve është duke u shoqëruar me pasiguri të larta, sektori bankar në Kosovë ka adaptuar qasje prudente të operimit përkitazi me rrethanat si dhe ka krijuar rezerva të kënaqshme të kapitalit dhe likuiditetit për t’u përballuar me rreziqet e rritura të funksionimit të tij në periudhën në vijim.

Raporti i Stabilitetit Financiar (Nr.18)

06.05.2022-1024x683

BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin gusht 2023; https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/). Njëkohësisht u publikuan remitancat për muajin korrik dhe ato preliminare për gusht 2023. 

Ndërmjetësit tjerë financiarë

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit gusht 2023 janë rritur për 20.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 475.9 milionë euro. Kësaj rritje i ka kontribuar rritja e aseteve në formë të depozitave në banka komerciale për 9.1 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbëjnë 70.2%  të gjithsej aseteve.

Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiarë shënuan vlerën për rreth 334.2 milionë euro në gusht 2023, rritje kjo për 5.6 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.

Kreditë ndaj ekonomive familjare në gusht 2023 përfaqësojnë 62.5% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në gusht 2023 kanë vlerën 295.9 milionë euro, e cila përfaqëson një rënie prej 0.4 milion euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 46.0% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 27.6 % të aseteve ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.3 % të gjithsej aseteve.

Fondet Pensionale:

Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit gusht 2023 kanë arritur vlerën 2.61 miliardë euro, e cila përfaqëson një  rritje prej 2.78 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit  që përbejnë 75.9%  të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në gusht 2023 ka arritur në 1.98 miliard euro, duke shënuar rënie për 10.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Remitancat

Remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%.

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji  kanë qenë përmes IFJB 42%, kanalet tjera 40%, ndërsa përmes bankave 19%. Për me gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim: 31 Remittances-by channel.xls (live.com)

bqk-objekti-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e bankare për muajin gusht 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore).

Treguesit e veçuar që karakterizuan sektorin bankar gjatë kësaj periudhe ishin:

  1. Asetet dhe investimet

Asetet e bankave komerciale në muajin gusht 2023 kanë shënuar rritje me rreth 148.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Në gusht 2023, vlera e aseteve të bankave komerciale ishte 7.09 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjerë) kanë shënuar rritje prej rreth 155 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

  • Depozitat

Depozitat e klientëve në gusht 2023 kanë shënuar rritje për rreth 161.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e depozitave në gusht 2023 arriti vlerën 5.83 miliardë euro. Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin gusht është 139.9 është milionë ( në korrik 105.4 ishte milionë).

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin gusht ishte 2.52% ( në korrik ka qenë 2.69%). 

  • Kreditë

Vlera e kredive bruto në fund të muajit gusht 2023 ishte 4,729.6 milion euro, e që paraqet një rënie prej 19.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Vlera kredive të reja në muajin gusht ishte 170.7 milionë ( në korrik ishte 166.9 milionë).

Norma e interesit në kredi në muajin gusht është 6.70% ( në korrik ka qenë 6.60%). 

  • Raporti kredi/depozita

Raporti kredi-depozita në muajin gusht ishte në nivelin 81.0%.

  • Kapitali (Ekuiteti)

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  gusht 2023 ishte 811.8 milionë euro, i cili është për 13.65 milion euro më i lartë.

bqk-objekti-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi bilancin e gjendjes dhe pasqyrën e BQK-së: gusht 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore).

Asetet e BQK-së në muajin gusht 2023  kanë shënuar rritje për 76.6 milionë euro. Vlera e aseteve të BQK-së më 31 gusht 2023 ishte rreth 1.9 miliardë euro. Rritjes së aseteve i ka kontribuar më së shumti rritja e depozitave nga bankat komerciale për (30.2 milionë), nga Trusti i Kursimeve Pensionale për (17.9 milionë), nga Qeveria qendrore (për 25.8 milionë), si dhe AKP-ja (për 0.5 milion). 

Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 30.8 milionë euro gjatë muajit gusht 2023. Investimet në depozita janë rritur për 60.5 milionë, kurse letrat me vlerë janë zvogëluar për 29.7 milionë euro, krahasuar me muajin korrik 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendi më 31 gusht 2023 ishte 1,135.1 miliardë euro.

Depozitat në BQK më 31 gusht 2023 ishin 1.5 miliardë, prej të cilëve 824.0 milionë janë nga Qeveria qendrore, 556.3 nga bankat komerciale dhe 163.6 AKP-ja. Kapitali i BQK-së më 31 gusht 2023 ishte 87.7 milionë euro.

Asetet rezervë në fund të muajit gusht 2023 shënuan vlerën 1,391.7 milionë euro e që janë për 61.3 milionë euro më ta larta se në muajin paraprak. Kësaj rritje i ka kontribuar rritja e parasë së gatshme dhe depozitat me jashtë për rreth 92.1 milionë euro.  Ndërsa investimet në letra jashtë kanë rënë për rreth 29.1 milionë euro.  

banka-qendrore-e-kosoves-1 (1)

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin qershor 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore)

Bilanci i pagesave deri në fund të qershorit 2023 u karakterizua nga një deficit i llogarisë rrjedhëse i cili shënoi një vlerë prej 502.7 milionë euro e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar është më i ulët  për 19% (623.7 milionë euro ishte deficiti deri në qershor 2022).

Bilanci tregtar në mallra në kuadër të BP, deri në qershor 2023, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shërbimet  deri  në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro). Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 % më të ulëta se këtë vit). Rreth 90% e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15% më shumë.

Kurse shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, prej të cilave rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri.

Të ardhurat parësore deri në qershor 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 45.9 milionë euro, i cili krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, është më i ulët për rreth 48% (88.1 milionë euro ishte deri në qershor 2022).

Llogaria e të ardhurave dytësore në të cilën përfshihen Transferet rrjedhëse te sektorit qeveritarë dhe  Transferet rrjedhëse të sektorëve tjerë (dërgesat e emigrantëve (remitancat) dhe transferet ku përfshihen donacionet, pensionet, etj.) mbetet kontribuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në qershor 2023 kjo llogari shënoi rritje për 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të 2022, dhe arriti vlerën 949.1 milion euro (849.6 milionë euro ishte bilanci pozitiv deri në qershor 2022).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (555.4 milionë euro ishte deri në qershor 2022).

Asetet në llogarinë financiare deri në qershor 2023 ishin  274.8 milionë euro, ndërsa detyrimet financiare shënuan vlerën prej  517.3 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

Bilanci i investimeve direkte në Kosovë deri në qershor 2023shënoi rezultat prej  271.9 milionë euro, që tregon se vlera e ID në Kosovë (374.2 milion euro)  është më lartë se ID të investuara nga kosovarët jashtë (101.9 milion euro).  Investimet direkte arriten vlerën  374.2 milion euro e që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (327.3 milionë euro deri në qershor 2022).  

Bilanci i investimeve në letra me vlerë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në qershor 2023 janë rritur për 86.7 milionë euro.

Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në qershor 2023 kanë shënuar vlerë negative  (135.9) milionë euro dhe cila i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë. (vlerë prej 285.4 milionë euro deri në qershor 2022).

Asetet rezervë deri në qershor 2023 janë rritur për 78.6 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 171.8 milionë euro.

06.05.2022-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë – tetor 2023:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së në muajin tetor 2023 arritën vlerën prej 1.84 miliard euro, duke shënuar zvogëlim për 85.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Rënies së aseteve i ka kontribuar kryesisht tërheqja e depozitave nga fondet pensionale për (52.9 milionë euro), bankat komerciale për (36.4 milionë euro) korporatat publike jofinanciare (për 26.8 milionë). Ndërsa nga ana tjetër depozitat e qeverisë qendrore janë rritur (për 33.0 milionë) dhe fondi i sigurimit të depozitave (për 2.0 milionë euro).

Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë zvogëluar për 53.1 milionë euro gjatë muajit tetor 2023. Investimet në depozita janë zvogëluar për 18.4 milionë, gjithashtu edhe letrat me vlerë janë zvogëluar për 34.7 milionë euro, krahasuar me muajin shtator 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendi me 31 tetor 2023 ishte 1.14 miliardë euro.

Depozitat në BQK më 30 tetor 2023 ishin 1.46 miliard euro, prej të cilave 672.2 milionë janë nga qeveria qendrore, 524.0 nga bankat komerciale dhe 163.9 AKP. Depozitat në BQK në muajin tetor krahasuar me muajin shtator shënuan rënie për 81 milionë euro. Kapitali i BQKsë më 30 tetor 2023 ishte 93.5 milionë euro.

Asetet Rezervë  në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën 1,36 miliard euro e që janë për 15 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i depozitave me jashtë për 3.1 milionë euro  dhe investimet në letra me vlerë  për 11.3 milionë euro.  

IMG_7834-1-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin gusht 2023. (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Bilanci i pagesave deri në fund të gushtit 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 220.2 milionë euro i cili tregon një përmirësim prej 41% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (372.8 milionë euro ishte deficiti deri në gusht 2022).

Bilanci tregtar në mallra deri në gusht 2023 kishte deficit në vlerë 2.88 miliardë euro, që është për 3.6%  më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 8.2 % dhe shënoi vlerën 566.5 milionë euro (617.3 milionë euro ishte deri në gusht 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje të lehtë prej 1.5 % duke arritur vlerën  3,447.1 milionë euro (3,397.4 milionë euro ishte deri në gusht 2022).

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në gusht 2023 shënoi vlerën 1,277.4 milionë euro, e cila paraqet rritje për 172.5 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Të ardhurat parësore deri në gusht 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 71.5  milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerën 68.2 milionë euro. Kjo paraqet një rritje rreth 4.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të ardhurave dytësore mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në gusht 2023 kjo llogari shënoi rritje prej 6.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, duke arritur vlerën  1,311.6 milionë euro (1,234.2 milionë euro ishte deri në gusht 2022).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në gusht 2023 shënoi  895.7 milionë euro, që paraqet rritje prej 93.6 milionë euro ose 11.7 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Asetet në llogarinë financiare deri në gusht 2023 ishin 652.3 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar vlerën prej 666.0 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të gushtit  2023 ishin 514 milionë euro (510 milionë euro deri në fund të gushtit 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 145 milionë euro (109 milionë euro deri në gusht 2022).

Investimet në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në gusht 2023 janë rritur për 322 milionë euro.

Investimet tjera në Kosovë (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në fund të gushtit 2023 ishin 152 milionë euro (262 milionë euro ishte deri në gusht 2022), përderisa investimet tjera jashtë Kosovës deri në fund të gushtit 2023 ishin 24 milionë euro (101 milionë euro ishte deri në gusht 2022). Bilanci i investimeve të tjera deri në fund të gushtit 2023 shënoi një vlerë negative prej 128 milionë euro.

Asetet rezervë deri në gusht 2023 janë rritur për 162 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 318. milionë euro.

BQK

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat  bankare për muajin tetor 2023 

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale në muajin tetor 2023 kanë shënuar rritje për 11.7 milionë euro e që është 0.16% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 7.17 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjerë) kanë shënuar rënie prej rreth 6.8 milionë euro që janë  për rreth 0.6% më të ulëta  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 1,12 miliardë euro.

Kreditë bruto në fund të muajit tetor 2023 kanë shënuar rritje për 42.47 e që është për 1% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 4.83 miliardë euro.

Vlera e kredive të reja në muajin tetor ishte 160.6 milionë euro.

Depozitat e klientëve në tetor 2023 kanë shënuar rritje për rreth 22.51 milionë euro që është 0.4% më e lartë  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 5.87 miliardë euro. Rreth 26% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.90 miliardë euro).

Vlera e depozitave të  reja në muajin tetor ishte 61.3 milionë euro.

 Raporti kredi-depozita në muajin tetor ishte në nivelin 82.3%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  tetor 2023 ishte 838.3 milionë euro. Ndërsa provizionet për kredi u zvogëluan për 0.3 milionë euro apo 2.8% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 10.40 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin tetor është 2.37% ( në shtator ka qenë 2.43%). 

Norma e interesit në kredi në muajin tetor është 6.39% ( në shtator ka qenë 6.51%). 

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin tetor është 4.01% (në shtator ishte 4.08%). 

IMG_2801-1024x683 (2)

BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin tetor 2023;

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Njëkohësisht, u publikuan remitancat për muajin shtator dhe ato preliminare për tetor 2023.


Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 496.5 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbejnë 69.9% të gjithsej aseteve.
Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar shënuan vlerën për rreth 346.9 milionë euro në tetor 2023, rritje kjo për 7.2 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.
Kreditë ndaj ekonomive familjare në tetor 2023 përfaqësojnë 62.2% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar. Vlera kredive të reja në muajin tetor është 35.91 milionë ( në shtator ishte 35.45 milionë).

Kompanitë e sigurimeve
Asetet e Kompanive te sigurimit në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën 300.4 milionë euro, e cila përfaqëson një ngritje prej rreth 100 mijë euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbehet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 45.6% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 28.4 % të aseteve ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.1 % të gjithsej aseteve.

Fondet Pensionale

Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit tetor 2023 janë zvogëluar për 21.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën 2.60 miliardë euro.
Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 64% të gjithsej aseteve.
Gjendja e Letrave me Vlerë të Kapitalit ishte rreth 1.66 miliardë euro, në tetor 2023, duke shënuar zvogëlim për 305 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo erdhi si pasojë e maturimit të instrumentit të kësaj kategorie dhe ri-investimit në një kategori tjetër të aseteve.

Remitancat
Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin tetor ishin rreth 110.5 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 60.4%, kanalet tjera 24.2%, ndërsa përmes bankave 15.4%.
Remitancat deri në fund të tetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,119.7 milionë euro, që paraqet rritje prej 10.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls&wdOrigin=BROWSELINK

Skip to content