Diskutimi në panel është fokusuar në rolin e ndërmjetësimit financiar në sektorin bankar të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik rajonal.

Panelistët gjithashtu kanë vë theksin në modernizimin e sistemeve të pagesave të nxitur nga prania e bankave të huaja dhe zgjerimin e adoptimit të bankimit digjital, që është shumë me rëndësi për nxitjen e gjithëpërfshirjes financiare.

Paraprakisht Zëvëndësguvernatori i BQK-së, z. Dardan Fusha bëri një prezantim lidhur me temën, duke i hapur kështu rrugën fillimit të panelit.

Moderator:

Asad Alam, Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Rritje të Drejtë, Financa dhe Institucione, Grupi i Bankës Botërore

Panelistë:

  • Anita Angelovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Veriore
  • Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë
  • Irena Radovic, Guvernatore e Bankës Qendrore të Malit të Zi
  • Sebastian Sosa, Përfaqësues Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Fondi Monetar Ndërkombëtar
  • Ahmet Ismaili, Guvernator dhe Kryetar i Bordit Ekzekutiv, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Diskutimet u pasuruan më tej nga prezantimi i znj. Julia Wörz, Drejtoreshë e Divizionit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore në Bankën Kombëtare të Austrisë, mbi temën: “Pagesat dhe transaksionet pa para të gatshme: Si qëndrojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor?”.

BQK ka vazhduar të avancojë agjendën ambicioze të reformave institucionale në funksion të rritjes së stabilitetit financiar dhe integrimeve evropiane

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të tretë Marrëveshjeve Stand-By Arrangement (SBA), Resilience and Sustainability Facility (RSF) dhe konsultimet për Artikullin IV, gjatë qëndrimit të Misionit të FMN-së në vendin tonë nga data 28 tetor deri më 11 nëntor.

Delegacioni i FMN-së i udhëhequr nga z. David Amaglobeli – Shef i Misionit për Kosovë, ka mirëpritur progresin e bërë nga BQK-ja në avancimin e kornizës ligjore dhe mbikëqyrëse dhe reformat e ndërmarra nga BQK në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar.

FMN ka theksuar përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe strukturës institucionale të saj.

Vlerësimi pozitiv i FMN-së nënvizon qasjen proaktive të BQK-së për të forcuar qeverisjen, stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë si dhe reformat e ndërmarra drejt harmonizimit me standardet dhe praktikat e zbatuara në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, FMN ka vlerësuar progresin e BQK-së për avancimin e kornizës ligjore përmes Ligjit të ri për Bankat dhe Ligjit për Shërbimet e pagesave, që aktualisht janë në shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat përveç se do të forcojnë dhe avancojnë mbikëqyrjen bankare, do të mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në këtë kuptim përmendet modernizimi i procesit mbikëqyrës të bankave përfshirë Procesin të Rishikimit dhe Vlerësimit Mbikëqyrës (SREP), që përafron kornizën mbikëqyrëse të BQK-së me kornizën e zbatuar nga Autoritetet Mbikëqyrëse Evropiane.

Sa i përket sektorit financiar, ekipi i FMN-së konstaton se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm dhe në rritje mbështetur nga kreditimi i fortë dhe i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar në nivele adekuate dhe me normë të ulët të kredive joperformuese. Reformat e ndërmarra nga BQK për të kapitalizuar sektorin duke zbatuar shtesat kundërciklike të kapitalit dhe shtesat e kapitalit për bankat sistemike.

Gjatë takimeve me misionin e FMN-së, është vlerësuar pozitivisht rishikimi i primeve për të kapitalizuar Fondin e Sigurimit të Depozitave, përfshirë rezervat emergjente për likuiditet mbështetur nga linja REPO nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), që do të zgjerojnë edhe më tej stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe sektorit financiar në përgjithësi.

FMN-ja vlerëson progresin dhe hapat e ndërmarrë nga BQK

FMN-ja vlerëson progresin dhe hapat e ndërmarrë nga BQK për të integruar Kosovën në  Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) përmes avancimit të kornizës ligjore dhe dorëzimit të paraaplikimit tek DG FISMA i Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) më 14 tetor 2024.

BQK-ja mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha masave e parapara në Programin me FMN, në kuadër të aktiviteteve të reformuese në linjë me objektivat e saj dhe Planin Strategjik.

Në fund, BQK-ja falënderon Shefin e Misionit dhe ekipin e FMN-së për bashkëpunimin konstruktiv dhe mbështetjen e dhënë përmes asistencave teknike në funksion të avancimit të reformave të ndërmarra.

Komunikatën e plotë të publikuar  nga FMN e gjeni këtu 🔗 https://www.imf.org/-/media/Files/News/press-release/2024/kosovo-2024-press-releases-for-the-2024-aiv-and-third-reviews-under-the-sba-and-rsf11112024f-alb.ashx

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të fundit mbi progresin e Kosovës drejt procesit të integrimit evropian, në të cilin ka vlerësuar zhvillimet kryesore të sistemit financiar dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) duke identifikuar fushat që kërkojnë përafrim të mëtejshëm me standardet e BE-së.

Raporti vlerëson sistemin bankar si të qëndrueshëm dhe me një ritëm të fuqishëm të zgjerimit, me nivele të larta kapitalizimi dhe rritje të konsiderueshme të kreditimit dhe depozitave në krahasim me vitet paraprake. Në këtë kontest, vlerësohet miratimi i Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit dhe sugjerohet puna e vazhdueshme për zbatimin e Direktivës dhe Rregullores për Kërkesat Kapitale.

Raporti në veçanti vlerëson progresin e konsiderueshëm në krijimin e një strukture të adekuate të qeverisjes së BQK-së pas emërimit të Guvernatorit të ri dhe kompletimit të Bordit Ekzekutiv. Për më tepër, sipas Raportit, Plani i ri Strategjik pesëvjeçar i BQK-së, i lansuar në fund të vitit 2023, pritet të forcojë efikasitetin e saj operacional.

Raporti vlerëson kontributin e BQK-së në trajtimin e pastrimit të parave përmes miratimit të kornizës mbikëqyrëse të bazuar në rrezik dhe nënshkrimit të një Memorandumi të Mirëkuptimit me Njësinë e Inteligjencës Financiare që përforcon edhe më tej përkushtimin e vendit ndaj standardeve ndërkombëtare në luftimin e krimeve financiare. Në këtë kontekst, raporti vlerëson progresin e BQK-së në luftimin e falsifikimit të parasë dhe tërheqjen nga qarkullimi të parave të falsifikuara.

Raporti përmend edhe avancimet tjera si mundësimi i IBAN te IFJB-të që shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve të pagesave dhe përfshirjes financiare. Gjithashtu vlerëson anëtarësimin e BQK-së në Rrjetin e Financave dhe Bankingut të Qëndrueshëm që përafron sistemin financiar me standardet ndërkombëtare të qëndrueshmërisë përmes integrimit të parimeve të ESG në sektorin bankar.

Në Raport janë identifikuar edhe fushat në të cilat kërkohen avancime të mëtejme duke përfshirë monitorimin e kujdesshëm të rritjes së kredive, avancimi i sistemit të pagesave, përafrimi i mëtutjeshëm me legjislacionin evropian në fushën e sigurimeve, pagesave dhe tregjeve të kapitalit.

BQK mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kornizës ligjore dhe infrastrukturës financiare të nevojshme për të mbështetur rritjen ekonomike dhe stabilitetin afatgjatë, në pajtim me mandatin e saj.

bqk-objekti-1024x683

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, dëshiron t’i sigurojë të gjithë qytetarët se sektori bankar është i sigurt dhe nuk ka nevojë për panik.

Përkundër sfidave të ndryshme teknologjike, BQK në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe bankat komerciale, kanë ndërmarrë të gjitha masat, që klientët të mos dëmtohen nga asnjë veprim i kundërligjshëm.

Bazuar në kompetencat e saj, BQK kryen ekzaminime të plota dhe të fokusuara  që përfshijnë edhe fushën e teknologjisë informative, duke përfshirë edhe sigurinë kibernetike.

Pjesë e ekzaminimeve kanë qenë edhe gjetjet që kanë të bëjnë me fushën e teknologjisë informative, ku janë dhënë rekomandime të ndryshme, të cilat zbusin dhe zvogëlojnë mundësinë e kryerjes së keqpërdorimeve, duke rekomanduar vendosjen e kontrolleve adekuate të brendshme, në funksion të parandalimit edhe ndaj sulmeve kibernetike.

Gama e gjerë e produkteve që ofrojnë bankat, bart me vete edhe rrezikun e ekspozimit ndaj sulmeve kibernetike, mirëpo që në çdo rast kur ka dëmtim të klientëve të çfarëdo natyre, bankat bartin koston e zhdëmtimit të klientëve.

Për më shumë, ka pasur raste kur BQK-ja ka kërkuar dhe bankat kanë zhdëmtuar klientët ndaj çfarëdo rreziku.

Gjithashtu, BQK është duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të adresuar çdo nevojë në zgjidhjen e problemeve në këtë sektor.

BQK gjithashtu është angazhuar shumë në zgjidhjen e të gjitha ankesave të konsumatorëve dhe e ka ndër prioritetet kryesore të saj, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Falë fushatave të ndërmarra është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të raportuar për rastet.

Nga viti 2018 deri më tani, numri i ankesave të qytetarëve për keqpërdorim të kartelave bankare është 139 (2018-12; 2019-36; 2020-29; 2021-18; 2022-44).

Viteve të fundit transaksionet elektronike që ndryshe njihen si blerjet nga interneti, kanë shënuar rritje të madhe dhe interesimi i klientëve të bankave për të operuar në këtë fushë është i madh.

Deri në tetor të këtij viti, janë lëshuar, mbi 1 milionë kartela për blerje elektronike dhe janë bërë 38 mijë e 112 transaksione në vlerë prej 2 milionë e 431 mijë e 910 euro.

Përdorimi dhe siguria e kartelave bankare

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 20 dhjetor 2022, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Buxhetit të BQK-së për vitin 2023;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për qasje në llogari pagese me shërbime bazike;
  • Vendim për miratimin e Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2023.
bqk-objekti-1024x683

Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe mbështetur në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e 1 (një) pozite për anëtar joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve (renditja alfabetike) si në vijim:

  1. Afrim Atashi,
  2. Arta Hoxha,
  3. Enver Bajçinca,
  4. Florin Peci,
  5. Valdrin Kasumaj.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 shtator 2023, u njoftua me Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

BQK

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 31 gusht 2023, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për miratimin e Rregullores për Sistemin e Pagesave Ndërbankare.
• Vendim për Miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Komisioneve dhe Shpenzimeve Operative të Siguruesve.

Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv, Raportin e Komitetit të Auditimit dhe Raportin e Auditimit të Brendshëm për periudhën janar-qershor 2023.

fmn-bqk-ballina-1024x585

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) po punon në forcimin e strukturave të saj qeverisëse, me mbështetjen e Fondit Monentar Ndërkombëtar (FMN).

Kështu thuhet në rishikimin më të ri të Bordit Ekzekutiv të FMN-së mbi Marrëveshjen Stand-By dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri për Republikën e Kosovës.

Sipas FMN-së, emërimi i Guvernatorit të ri ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave në BQK.

“Emërimi i Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës në muajin gusht ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave”, thuhet në njoftimin e FMN-së.

Po ashtu, FMN në këtë rishikim tregon se, në fillim të vitit 2024, ligji i ri për sektorin bankar pritet të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Edhe BQK është nënshkruese dhe pjesë e Programit të fundit “Resilience and Sustainability Facility (RSF)” ku janë përcaktuar disa veprime konkrete dhe të cilat janë duke u zbatuar sipas afateve, siç konstaton edhe komunikata e FMN-së.

Njoftimi i plotë i FMN-së

https://www.imf.org/en/News/Articles/2023/11/16/pr-23396-kosovo-first-review-of-resilience-and-sustainability-facility-arrangements

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave X – XII të shkollave të mesme të Kosovës, të realizojnë punime (Ese) mbi konceptin e tyre për kursimet: çka janë kursimet, si të krijohet shprehia e kursimit të parave, pse janë të rëndësishme kursimet për të ardhmen tonë, si t’i menaxhojmë financat personale në mënyrën e duhur, si t’i shfrytëzojmë paratë me mençuri, etj.

Qëllimi i këtij konkursi është që të ndikojmë në nxitjen dhe motivimin e nxënësve për të zhvilluar të kuptuarit e rëndësisë së kursimeve dhe menaxhimit të duhur të financave personale.

Komisioni përzgjedhës do të vlerësojë punimet dhe do të përzgjedhë 10 nga punimet më të mira, të cilat do të shpërblehen me një shumë monetare.

Rregullat e pranimit:

1. Eseja duhet të jetë individuale.

2. Eseja duhet të jetë punë krijuese dhe të përcjellë qartë mesazhin e temës.

3. Eseja mund të jetë e shkruar në gjuhën shqipe, serbe apo angleze.

4. Eseja duhet të përmbajë minimumi 600 fjalë, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë e dyfishtë.

5. Eseja duhet të jetë punë origjinale dhe të mos jetë e kopjuar.

6. Shpërblimi monetar do të jetë: çmimi i parë 200 € , i dyti 150 € , ndërsa çmimi i 3-10 nga 100 euro.

7. Pa paragjykuar pikën nr.6 vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni përzgjedhës. Prandaj nuk është e detyrueshme që numri i shpërblimeve të jetë dhjetë.

8. Nxënësit e interesuar për aplikim mund të aplikojnë duke dorëzuar esetë e tyre në version elektronik (PDF), në [email protected]. Punimet gjithashtu mund të dërgohen edhe në formë fizike në adresën e mëposhtme:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë

Rr. Garibaldi nr .33, 10000, Prishtinë.

9. Mos harroni të shënoni emrin, mbiemrin, emrin e shkollës tuaj, klasën, nr e telefonit tuaj dhe prindit tuaj si dhe e-mailin!

Punimet fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së punimeve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.

BQK-ja do të organizojë një ngjarje të veçantë për shpalljen e punimeve më të mira të dorëzuara.

Data e fundit për dorëzim do të jetë: 30 nëntor 2023.

Suksese!

Skip to content