Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 1 shtator 2022, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për miratimin e pasqyrave financiare për tremujorin e dytë për vitin 2022;
• Vendim për rishikimin e buxhetit për shpenzime kapitale;
• Vendim për miratimin e dorëheqjes së z. Sokol Havolli nga pozita e Zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore;
• Vendim për emërimin e znj. Shkendije Nahi Ushtruese e Detyrës së Zëvendësguvernatorit për mbikëqyrje financiare.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

• Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit të datës 15 gusht 2022;
• Raportin mbi aktivitet e Auditimit të Brendshëm për periudhën janar – qershor 2022.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 6 tetor 2022, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për vazhdimin e emërimit të Auditorit të Jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare vjetore;
• Vendim për emërimin një anëtari të Komitetit të Auditimit nga radhët e anëtarëve joekzekutiv të Bordit të BQK-së;
• Vendim për rishikimin e buxhetit të vitit 2022 për shpenzime kapitale;
• Vendim për emërimin e panelit për përzgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

• Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit të datës 14 shtator 2022.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave X-XII të shkollave te arsimit të mesëm të lartë të Kosovës, të realizojnë punime (Ese) mbi konceptin e tyre për kursimet: çka janë kursimet, si të krijohet shprehia e kursimit të parave, si shpenzohen paratë në mënyrën e duhur, si t’i menaxhojmë kursimet në mënyrën e duhur, etj.

Qëllimi i këtij konkursi është zhvillimi i njohurive dhe nxitja e nxënësve për të zhvilluar të kuptuarit e rëndësisë së kursimeve dhe menaxhimit të duhur të financave personale.

Komisioni përzgjedhës do të vlerësojë punimet dhe do të përzgjedhë 10 nga punimet më të mira, të cilat do të shpërblehen me një shumë monetare.

Shpërblimi monetar do të jetë: çmimi i parë 200 € , i dyti 150 € , ndërsa çmimi i 3-10 nga 100 €.

Rregullat e pranimit:

1. Punimi duhet të jetë individual.

2. Punimi duhet të jetë punë krijuese dhe të përcjellë qartë mesazhin e temës.

3. Eseja mund të jetë e shkruar në gjuhën shqipe, serbe apo angleze.

4. Eseja duhet të përmbajë minimumi 700 fjalë, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë e dyfishtë.

5. Eseja duhet të jetë punë origjinale dhe të mos jetë e kopjuar.

6. Nxënësit e interesuar për aplikim mund të aplikojnë duke dorëzuar esetë e tyre në version elektronik (PDF), në [email protected] apo në [email protected]. Punimet gjithashtu mund te dërgohen edhe me shkrim në adresën e më poshtme:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë

Rr. Garibaldi nr .33, 10000, Prishtinë.

7. Mos harroni të shënoni emrin, mbiemrin, emrin e shkollës tuaj, klasën, nr e telefonit tuajin dhe prindit tuaj dhe e-mailin!

Punimet fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së punimeve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.

BQK-ja do të organizojë një ngjarje të veçantë për shpalljen e punimeve më të mira të dorëzuara.

Data e fundit për dorëzim do të jetë: 30 nëntor 2022.

Suksese!

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 15 nëntor 2022, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për emërimin e panelit për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

• Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor 2022, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për miratimin e pasqyrave tremujore të BQK-së për tremujorin e tretë.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

• Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;

• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit;

• Raportin mbi aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për periudhën janar- shtator.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është angazhuar për ofrimin e një kornize rregullative të harmonizuar me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare që kanë për synim të sigurojë cilësi të lartë të raportimit dhe auditimit të institucioneve financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, është shprehur Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, z. Milot Cakaj.

Zëvendësguvernatori Cakaj në fjalën përshëndetëse në konferencën “Përtej Numrave: Fuqizimi i sektorit privat përmes vendimmarrjes së bazuar në të dhëna nga Profesionistët”, bashkëorganizuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka shtuar se BQK-ja është e përkushtuar që të avancohet cilësia e auditimit të institucioneve financiare. Kjo duke përfshirë trajnimet dhe certifikimet nga institucionet e specializuara në këtë fushë si dhe përmes miratimit të auditorëve të jashtëm të certifikuar dhe me kompetencë për institucionet financiare që licencon, mbikëqyrë dhe rregullon. Raportet e auditimit janë instrumente me rëndësi në procesin mbikëqyrës që realizojmë. 

Sipas Zëvendësguvernatorit Cakaj, institucioni më i lartë financiar në vend bashkëpunon ngushtë me autoritetin licencues, rregullativ dhe mbikëqyrës të auditorëve dhe firmave të auditimit sikurse është Këshilli Kosovar për Raportim Financiar për të promovuar ngritjen e cilësisë së funksioneve mbikëqyrëse dhe të raportimit financiar, ku sipas ligjit, BQK ka edhe përfaqësuesin e saj në këtë Këshill.

Gjatë kësaj konference, Zëvendësguvernatori Cakaj theksoi se BQK-ja angazhohet që të ketë qasje në të dhëna dhe informacion konkret dhe rishikon aktivitetet e përgjithshme të institucioneve financiare, duke përfshirë ato që realizohen nga palët e treta që mbështesin operacionet e tyre kritike.

Në fund, Zëvendësguvernatori Cakaj është shprehur se të dhënat digjitale ofrojnë përfitime të mëdha krahasuar me metodat tradicionale të raportimit duke ofruar një qasje më të efektshme, të saktë dhe transparente, ndërsa BQK është duke punuar në krijimin e një kornize për zgjerimin e shërbimeve financiare digjitale dhe ekosistemit të FinTech në vendin tonë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar 25-vjetorin e themelimit me një Konferencë Ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull “Ndërtimi i urave përtej kufijve, ndërtimi i ardhmërive: Integrimi në SEPA për gjithpërfshirje financiare – fuqizimi i rritjes dhe reziliencës”.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare kanë marr pjesë udhëheqës të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) prirë nga z. Kammer, Grupit të Bankës Botërore (BB) të prirë nga z. Alam, zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare, guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë nga bankat qendrore të vendeve evropiane, rajonit dhe Turkyie, dhe drejtues të institucioneve të tjera financiare.

Me prezencën e tyre nderuan Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Osmani – Sadiru, Zv. Kryeministri Bislimi, Ministri Murati dhe drejtues tjerë të institucioneve tona.

Në hyrje të kësaj ngjarje, pjesëmarrësve me një fjalë mirëseardhje i është drejtuar Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili.

Të pranishmëve me një fjalim hyrës i është drejtuar edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani – Sadriu.

Po ashtu, përmes një video-mesazhi të drejtuar këtë përvjetor të BQK-së e ka uruar Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, znj. Kristalina Georgieva, mesazh i cili u shpërnda nga faqja zyrtare e FMN dhe e vet Znj. Georgieva.

Derisa, fjalimin kryesor e kësaj Konference e ka mbajtur Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë, z. Robert Holzmann, i cili mori vlerësime të larta për kontributin e tij në kuadër të Konstituencës sonë dhe përkrahjes bilaterale.

Kjo Konferencë, punimet i ka vazhduar duke u prezantuar tri sesione shkencore, me pjesëmarrjen e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit të BQK-së, Guvernatorëve të rajonit dhe vendeve të Bashkimit Evropian si dhe drejtuesve të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare:

– Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare;

– Përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim; dhe

– Ndërmjetësimi financiar brenda sektorit bankar në rajon.

Nën moderimin e Drejtorit të Përgjithshëm për Infrastrukturën e Tregut dhe Pagesat, Banka Qendrore Evropiane, z. Ulrich Bindseil, në sesionin e parë “Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare”, është diskutuar për rolin e Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) në lehtësimin e pagesave ndërkufitare dhe rritjen e efikasitetit të transaksioneve, duke forcuar stabilitetin dhe integrimin e sistemeve financiare të Eurozonës.

Panelistë në sesionin e parë ishin:

• Boshtjan Vasle, Guvernator i Bankës së Sllovenisë

• Gediminas Šimkus, Kryesues i Bordit, Banka e Lituanisë

• Nicolas Marquier, Menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)

• Madis Müller, Guvernator, Banka Qendrore e Estonisë

• Victoria Cleland, Drejtoreshë Ekzekutive për Pagesa, Banka e Anglisë

Në sesionin e dytë të titulluar “Përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim”, i drejtuar nga z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN, është folur mbi ndryshimet më të fundit që formësojnë sektorin financiar dhe ndikimin e tyre në stabilitet.

Panelistë këtë këtij sesioni ishin:

• Robert Holzmann, Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë

• Boris Vujčić, Guvernator i Bankës Kombëtare Kroate

• Fatih Karahan, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë

• Mario Centeno, Guvernatori i Bankës së Portugalisë

• Ásgeir Jónsson, Guvernator i Bankës Qendrore të Islandës

Sesioni i tretë dhe i fundit “Ndërmjetësimi financiar brenda sektorit bankar në rajon”, moderuar nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Rritje të Drejtë, Financa dhe Institucione, Grupi i Bankës Botërore, z. Asad Alam, pjesëmarrësit në këtë panel kanë diskutuar mbi rolin e ndërmjetësimit financiar në sektorin bankar të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik rajonal.

Paraprakisht Zëvendësguvernatori i BQK-së, z. Dardan Fusha bëri një prezantim lidhur me temën, duke i hapur kështu rrugën fillimit të panelit.

Panelistë të sesionit të tretë ishin:

• Anita Angelovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Veriore

• Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë

• Irena Radovic, Guvernatore e Bankës Qendrore të Malit të Zi

• Sebastian Sosa, Përfaqësues Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor, FMN

• Ahmet Ismaili, Guvernator dhe Kryesues i Bordit Ekzekutiv, BQK

Gjithashtu, diskutimet u pasuruan më tej nga prezantimi i znj. Julia Wörz, Drejtoreshë e Divizionit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore në Bankën Kombëtare të Austrisë, mbi temën “Pagesat dhe transaksionet pa para të gatshme: Si qëndrojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor?”.

Punimet u plotësuan me përvojat që ndanë me të pranishmit nga dy nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët  kanë ndihmuar BQK-në lidhur me reformat përkatëse, z. Gianaris dhe z. Gold.

Punimet e kësaj Konference Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e mbi 250 personaliteteve ndërkombëtare dhe vendore janë përmbyllur nga z. Bashkim Nurboja, Kryetar i Bordit të BQK-së, i cili përmblodhi diskutimet kryesore të diskutimeve sipas paneleve, duke shprehur njëkohësisht falënderimin për pjesëmarrësit dhe gjithë stafin e BQK.

Në darkën Gala te organizuar në përfundim të konferencës, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i cili mbajti një fjalim përshëndetës, krahas Guvernatorit Ismaili. Në fund u ndanë mirënjohje të veçanta për përfaqësuesit e institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtar të cilët kontribuuan ndër vite.

BQK shpreh mirënjohjen e thellë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që mbështeten BQK në organizimin e kësaj ngjarjeje, si dhe shpreh falënderimin e sinqertë për stafin e BQK që u angazhua dhe realizoi me një nivel të lartë profesional këtë ngjarje, të një niveli të lartë tashme të vlerësuar gjerësisht.

Agjenda e plotë e festimeve dhe konferencës së 25-vjetorit është bashkëngjitur këtu: https://bqk-kos.org/agjenda-25-vjetori-i-bqk/

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shënon 25-vjetorin e themelimit me një
Konferencë Ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull “Ndërtimi i urave përtej kufijve,
ndërtimi i ardhmërive: Integrimi në SEPA për gjithpërfshirje financiare – fuqizimi i rritjes dhe
reziliencës”.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare e cila është duke ndodhur marrin pjesë udhëheqës të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të Grupit të Bankës Botërore (BB), zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtar, guvernatorë të bankave qendrore të rajonit e të vendeve evropiane dhe drejtues të institucioneve të tjera financiare.

Pjesëmarrësve me një fjalë mirëseardhje i është drejtuar nikoqiri i kësaj Konference, z. Ahmet Ismaili – Guvernator i BQK-së.

Të pranishmëve me një fjalim hyrës i është drejtuar edhe SH.S. Dr. Vjosa Osmani Sadriu – Presidente e Republikës së Kosovës,

Po ashtu, këtë Konferencë Ndërkombëtare të organizuar me rastin e 25-vjetorit të BQK-së përmes një video-mesazhi e ka uruar znj. Kristalina Georgieva – Drejtoreshë Menaxhuese e FMN-së.

Derisa, fjalimin kryesor e ka mbajtur z. Robert Holzmann – Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë.

Gjatë kësaj Konference janë paraparë të mbahen tri sesione shkencore, me pjesëmarrje të Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit të BQK-së, Guvernatorëve të rajonit dhe vendeve të BE-së si dhe drejtuesve të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare:

  • Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare;
  • Përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim; dhe
  • Ndërmjetësimi financiar brenda sektorit bankar në rajon.

Gjithashtu, do prezantohet studimi “Pagesat dhe transaksionet pa para të gatshme: Si veprojnë qytetarët në Ballkanin Perëndimor?” Nga znj. Julia Wörz, nga Banka e Qendrore e Austrisë.

Tema e konferencës do të elaborohet edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët kanë ndihmuar BQK-në lidhur me reformat përkatëse.

Punimet e kësaj Konference do të përmbyllen nga z. Bashkim Nurboja, Kryetar i Bordit të BQK-së.

Në këtë sesion është diskutuar në mënyrë të detajuar mbi Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), përfshirë integrimin e saj, kornizën rregullative dhe ndikimin e saj në përfshirjen financiare dhe rritjen ekonomike.

Diskutimet kanë përfshirë rolin e SEPA-s në lehtësimin e pagesave ndërkufitare dhe përmirësimin e efikasitetit të transaksioneve, duke përforcuar stabilitetin dhe integrimin e sistemeve financiare të Eurozonës.

Për më tepër, panelistët kanë trajtuar përvojën e vendeve jashtë SEPA-s, duke vënë theksin në nismat që u përgjigjen inovacioneve në pagesa dhe marrëveshje duke ruajtur në të njëjtën kohë standardet rregullative të kujdesshme. Gjithashtu janë trajtuar sfidat dhe mundësitë e SEPA-s brenda kontekstit më të gjerë të transformimit digjital në shërbimet financiare.

Moderator:

Ulrich Bindseil, Drejtor i Përgjithshëm për Infrastrukturën e Tregut dhe Pagesat, Banka Qendrore Evropiane

Panelistë:

  • Victoria Cleland, Drejtoreshë Ekzekutive për Pagesa, Banka e Anglisë
  • Boshtjan Vasle, Guvernator i Bankës së Sllovenisë
  • Gediminas Šimkus, Kryesues i Bordit, Banka e Lituanisë
  • Nicola Marquier, Menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)
  • Madis Müller, Guvernator, Banka Qendrore e Estonisë

Në këtë sesion është folur mbi ndryshimet më të fundit që formësojnë sektorin financiar dhe ndikimin e tyre në stabilitet. Panelistët po ashtu kanë shqyrtuar peizazhin gjeopolitik në ndryshim dhe implikimet e tij për stabilitetin financiar dhe do të diskutojë strategjitë për menaxhimin e këtyre pasigurive gjeopolitike dhe promovimin e stabilitetit në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.

Diskutimet kanë adresuar edhe ndikimin e pandemisë COVID-19, inflacionin e më pastaj dhe ndryshimet në politikat monetare, duke ekzaminuar se si këta faktorë ndërlidhen me pasiguritë gjeopolitike për të ndikuar në stabilitetin e përgjithshëm të sistemeve financiare.

Moderator:

Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar

Panelistë:

  • Robert Holzmann, Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë
  • Boris Vujçiq, Guvernator i Bankës Kombëtare Kroate
  • Fatih Karahan, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë
  • Mario Centene, Guvernatori i Bankës së Portugalisë
  • Ásgeir Jónsson, Guvernator i Bankës Qendrore të Islandës
Skip to content