25.04.2022.jpg

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Guvernatori Fehmi Mehmeti përmbylli pjesëmarrjen në takimet pranverore të organizuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Në këto takime që u mbajtën në Uashington të SHBA-ve, në formë fizike u dha mbështetja për punën e deritashme të BQK-së dhe angazhimet e mëtutjeshme.

Zëvendësdrejtori Menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li ka theksuar mbështetjen e mëtutjeshme për BQK-në edhe në të ardhmen.

Gjatë qëndrimit në takimet pranverore, Guvernatori Mehmeti takoi Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, me të cilin u diskutua për zhvillimet e fundit makroekonomike, si dhe zhvillimet në sistemin financiar të Kosovës, i cili po vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërkohë, Udabir S. Das nga Departamenti i Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka dhënë mbështetje në ofrimin e asistencave teknike në realizimin e rekomandimeve të dala nga Shqyrtimi i Stabilitetit të Sistemit Financiar (Financial System Stability Review-FSSR). 

Gjithashtu, ekipi i Departamentit të Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit, vlerësoi realizimin nga BQK të disa prej rekomandimeve të dala nga ky raport.

Guvernatori Mehmeti u takua edhe me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën të udhëhequr nga Gabriel Di Bella, si dhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Fond, Daniel Palotai.

Në takimin me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, u diskutua për mbështetjen e mëtutjeshme të BQK-së përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Guvernatori Mehmeti u takua me Drejtorin Ekzekutiv të konstituencës së Bankës Botërore Hayrettin Demircan, si dhe mori pjesë në takimin me Ministrat dhe Guvernatorët ku temë diskutimi ishte perspektiva dhe sfidat e politikave për Evropën.

Takimet pranverore të Bordit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bordit të Guvernatorëve të Grupit të Bankës Botërore mbledhin së bashku bankierë qendrorë, ministrat e financave dhe zhvillimit, drejtuesit e sektorit privat, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe akademikëve.

Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe mbështetur në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e 1 (një) pozite për anëtar joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve (renditja alfabetike) si në vijim:

  1. Arta Hoxha,
  2. Esida Bujupi,
  3. Lulzim Ismajli,
  4. Nexhat Kryeziu,
  5. Nora Rraci.
06.05.2022.jpg

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dje është njoftuar përmes mediave për një letër anonime të dërguar në adresë të Agjencisë Kundër Korrupsion me pretendime të sajuara lidhur me qeverisjen e BQK-së.

BQK-ja në vijimësi është qeverisur duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies.

Çështjet e pretenduara në këtë letër kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të BQK-së dhe vënien e këtij institucioni nën presionin e palëve, të cilët mund të kenë për qëllim realizimin e interesave të ngushta përmes BQK-së.

Çështjet e ngritura në këtë letër, BQK-ja veçse i ka sqaruar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe në media.

Sidoqoftë, ne ftojmë të gjitha organet e zbatimit të ligjit, të cilat mund të jenë të interesuara të trajtojnë këto çështje të hetojnë dhe të zbardhin të vërtetën.

Udhëheqja e BQK-së është e përkushtuar që të mbrojë integritetin e institucionit, duke mos lejuar që palë të caktuara të interesit të avancojnë agjendat e tyre përmes dëmtimit të reputacionit të BQK-së. 

v

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka përcjellë me shqetësim lajmet e publikuara më datë 5 maj 2022 nëpër mediume të ndryshme lidhur me letrën anonime mbi pretendime të ndryshme që sipas medieve është dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Duke pasur në konsideratë rolin dhe rëndësinë e BQK-së, si dhe reputacionin e kredibilitetin e saj, Bordi i BQK-së brenda kompetencave të tij do të veprojë me përkushtim, profesionalizëm dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi për të avancuar institucionin në fjalë, ruajtur reputacionin, rritur transparencën dhe llogaridhënien, përfshirë këtu edhe ndaj pretendimeve në letrën anonime të potecuar në medie si më sipër, duke mos cënuar në asnjë rrethanë punën dhe përgjegjësitë e institucioneve relevante lidhur me ato pretendime.

Institucionet në fjalë konform legjislacionit në fuqi, tanimë janë ftuar zyrtarisht dhe publikisht nga ana e BQK-së.

Bordi i BQK-së zotohet që brenda kompetencave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi do të punojë me përkushtim që pretendimet e tilla dhe të ngjashme të qartësohen në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të jenë në nivelin më të lartë.

Sigurimi i vendimmarrjes së shëndoshë, të drejtë dhe transparente mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe ligjore duhet dhe do të jenë shtyllë e punës për BQK-në si institucion kredibil me rendësi vitale për vendin.

09.05.2022.-3.jpg

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar shefin e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në vendin tonë, Tomáš Szunyog për Ditën e Evropës.

Në mesazhin e urimit, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndihmën që i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe BQK-së në procesin e Integrimit Evropian, duke uruar 9 Majin, ditën që simbolizon paqen dhe unitetin në Evropë.

BQK-FMN-scaled.jpg

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur qëndrimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar pas vizitës së stafit në Kosovë në datat 10 – 20 maj, i udhëhequr nga shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit ekonomike, perspektiva dhe politikat.

Ky institucion ka vlerësuar se sektori bankar deri më tani i ka përballuar mirë goditjet, i ndihmuar nga një kuadër i mirë rregullator.

Rritja e fortë e kredive ka mbështetur aktivitetin ekonomik, derisa normat e depozitave dhe kreditimit të brendshëm, kanë mbetur përgjithësisht të qëndrueshme.

Megjithatë FMN ka vlerësuar se kushtet më të shtrënguara financiare në Evropë mund të përkthehen në norma më të larta të interesit të brendshëm, duke krijuar dobësi për sektorët që janë zgjeruar fuqishëm, përfshirë ndërtimin.

Sipas FMN-së, mbikëqyrja bankare do të duhet të vazhdojë të monitorojë në mënyrë vigjilente cilësinë dhe likuiditetin e aktiveve të bankave, duke siguruar që bankat të ruajnë rezerva të mjaftueshme të kapitalit.

“Një bankë qendrore e pavarur, e përgjegjshme dhe plotësisht funksionale është kritike për stabilitetin e sistemit financiar. Emërimi i dy anëtarëve të rinj të Bordit dhjetorin e kaluar duke rivendosur kuorumin e bordit mbikëqyrës pas një viti e gjysmë, ishte një hap i mirëpritur. Megjithatë, pozita vakante e zëvendësguvernatorit duhet të plotësohet urgjentisht për të parandaluar ndonjë ndikim negativ në kapacitetin e BQK-së për të vepruar apo marrë vendime ekzekutive gjatë këtyre kohërave të vështira”, ka thënë tutje FMN.

FMN ka parashikuar se inflacioni do të rritet këtë vit në mbi 10%, ndërsa rritja e çmimeve do të arrij në 5.5% të Bruto Prodhimit Vendor. Ndërsa, ka kërkuar që të ruhen politikat e shëndosha makroekonomike dhe stabiliteti financiar, si dhe avancimi i zbatimit të reformave, të cilat do të jenë thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë, në kohën kur shumë investitorë po zhvendosen në Evropë.

Sa i përket kërkesës për tërheqjen e mjeteve pensionale nga Fondi i Kursimeve Pensionale, FMN-ja ka shprehur kundërshtimin, pasi ky veprim sipas këtij institucioni do të shkaktonte një goditje të rëndë për qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonte fuqimisht vlerën reale të pensioneve.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 8 qershor 2022, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për miratimin e Rregullores për Përfitimet Pensionale të Fondeve Plotësueses Pensionale të Punëdhënësit.
• Vendim për miratimin e Statutit të Komitetit të Auditimit të Bankës Qendrore.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:
• Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Procesin e përgatitjes së Raportit Vjetor për vitin 2021.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 15 qershor 2022, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për miratimin e Raportit Vjetor për vitin 2021.
• Vendim për miratimin e Pasqyrave financiare të BQK-së për vitin 2021.
• Vendim për miratimin e Pasqyrave financiare të BQK-së për tremujorin e parë për vitin 2022.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:
• Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 30 qershor 2022, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Politikave Kontabël të Bankës Qendrore;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Auditorët e Jashtëm të Fondeve Pensionale;

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

  • Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
  • Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit dt. 13 prill 2022.
  • Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit dt. 06 qershor 2022.
  • Raportin mbi aktivitet e Auditimit të Brendshëm për periudhën janar – mars 2022.
  • Përcjellja e implementimit të Rekomandimeve të Auditimit të Brendshëm.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 4 gusht 2022, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Statutit të Auditimit të Brendshëm;
  • Vendim për miratimin e Manualit për përmirësimin dhe Sigurimin e cilësisë së Auditimit të Brendshëm;
  • Vendim për miratimin e Kodit të Etikës për Auditorët e Brendshëm të BQK-së;
  • Vendim për miratimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Treguesit e Mbulimit me Likuiditet;
  • Vendim për miratimin Rregullores për Treguesit e Financimit Neto.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Skip to content