Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti po merr pjesë në Samitin e Ministrave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qendrore dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore të rajonit që po mbahet në Beçiç të Malit të Zi.

Temë diskutimi e këtij Samiti është: “Stabiliteti financiar dhe monetar në rajon, në klimën e rritjes së ngadalësuar në Eurozonë.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se kriza e fundit globale ka imponuar ndryshimet në agjendat e bankave qendrore.

Guvernatori Mehmeti, përveç tjerash ka vënë në dukje se përderisa bankat qendrore të vendeve të zhvilluara aktualisht ballafaqohen me sfida të tjera të politikave monetare, për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me një politikë monetare të kufizuar si rezultat i eurizimit unilateral, sfidë kryesore vazhdon të jetë ruajtja e stabilitetit financiar.

Marr parasysh faktin se Republika e Kosovës ka politikë monetare të kufizuar dhe Banka Qendrore nuk mund të përdoret si kredidhënës i instancës së fundit, bashkërisht me Qeverinë e Republikë së Kosovës përkatësisht Ministrinë e Financave është krijuar skema e Mbështetjes Emergjente me Likuiditet për bankat, e cila është themeluar me bashkëfinancim të Qeverisë dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Gjatë vitit 2018 ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej rreth 4%, rritje kjo e cila është më e larta në rajon, derisa Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për vitin 2019, parashikon një rritje ekonomike prej 4.2%, ku ndikim të rëndësishëm pritet të kenë investimet kapitale nga Qeveria, kreditimi bankar dhe remitencat.

“Aktualisht, Kosova ka një sistem financiar stabil, i cili çdo ditë e më tepër po luan rolin e tij të rëndësishëm në përkrahjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Sektori bankar, si komponent kryesore e sistemit financiar në vend karakterizohet me rritje të vazhdueshme në të gjithë indikatorët e saj, si: rritje të kreditimit bankar prej 11%, rritje të depozitave prej rreth 9% etj. Gjithashtu, treguesit e shëndetit financiarë të sektorit bankar në Kosovë qëndrojnë në nivele mjaft të larta, ku treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit janë rreth 18%, niveli i raportit të likuiditetit në fund të vitit të kaluar ishte rreth 39%, përderisa norma e kredive joperformuese në sektorin bankar të Kosovës vazhdon të jetë në nivele të ulëta prej 2.6%. Norma efektive e interesit në kredi ka shënuar rënie të theksuar krahasuar me vitet e kaluara. Norma efektive e interesit bazuar në të dhënat e fundit ka rënë në 6.55%, e cila në masë të theksuar ka lehtësuar qasjen në financa dhe ka rritur shkallën e ndërmjetësimit financiar. Përpos kësaj një lehtësim të madh të qasjes në financa e ka dhënë edhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, i cili është themeluar me qëllim të garantimit të kredive dhe lehtësimit të qasjes në kredi për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, që kanë qenë më pak të kredituara dhe me një potencial më të lartë për hapje të vendeve të reja të punës dhe rritje të prodhimit. Duke qenë se Kosova përdor euron si valutë zyrtare ndryshimet në politikat monetare nuk paraqesin ndonjë zhvillim në ndikim të drejtpërdrejtë në Kosovë. Kjo po ashtu për faktin se partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës vazhdojnë të jenë shtetet e Eurozonës dhe ato të rajonit të cilat kanë valuta, që ruajnë një kurs këmbimi mjaft stabil kundrejt euros. Kjo do të thotë se ndryshimet në kursin e këmbimit të euros nuk kanë shumë ndikim në ekonominë e Kosovës”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se pjesa dërmuese e kredive dhe depozitave në sektorin bankar të Kosovës janë të denominuara në valutën euro, prandaj sektori është mjaft i mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit. 

“Duke e ditur se mbikëqyrja mikroprudenciale, si e vetme nuk vlerësohet më e mjaftueshme për të parandaluar krizat bankare, ne kemi zhvilluar edhe kornizën e Politikës Makroprudenciale dhe kemi funksionalizuar Komitetin Këshillimor të Politikës Makroprudenciale, si organ bartës i politikës makroprudenciale”.

Gjatë samitit, Guvernatori Mehmeti iu është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me sistemin financiar në Kosovë dhe zhvillimeve të ndryshme financiare.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka vlerësuar lartë angazhimin e deritashëm të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Në shënimin e trevjetorit të lansimit zyrtar të këtij fondi dhe nënshkrimit të marrëveshjes me Fondin Evropian për Investime lidhur me Programin COSME, Guvernatori Mehmeti ka thënë se për BQK-në ka qenë privilegj që brenda mandatit të saj ligjor të kontribuojë  në procesin e themelimit të fondit, në veçanti në fushën e kornizës ligjore adekuate. 

“Ky fond gjatë këtyre tri viteve ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Për një kohë kaq të shkurtë fondi ka arritur të garantojë më shumë se 2560 kredi në vlerë prej 100 milionë euro ku shuma e garantuar ishte 47.5 milionë euro. Studimet e bëra deri më tani tregojnë se mes tjerash se qasja në financim është një pengesë e zhvillimit të bizneseve të sektorit privat. Tashmë janë të njohura sfidat me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe mikro në njërën anë dhe vështirësitë që i kanë institucionet financiare për të vlerësuar rrezikun në rastin e financimit. Fondi ka shërbyer në tejkalimin e këtyre sfidave duke lehtësuar qasjen në financim për bizneset të mesme, të vogla dhe mikro duke bërë garantimin e kredive. Ky mekanizëm shtesë i financimit u ka ndihmuar atyre që të zhvillohen, të krijojnë vende të reja të punës, të eksportojnë dhe në këtë mënyrë ta pozicionojnë Kosovën në një nivel konkurrues në tregjet rajonale dhe evropiane”, ka thënë Guvernatori Mehmeti. 

Ai ka deklaruar se parakusht qenësor për funksionimin e mirëfilltë të fondit është që të ndërveprojë me një sistem bankar të qëndrueshëm dhe efikas, ndërsa rritja e vazhdueshme e konkurrencës në sistemin bankar, si dhe avancimi i këtij sektori, ka ndikuar që kostoja dhe kushtet e financimit të përmirësohen dukshëm dhe njëkohësisht kanë shënuar përmirësim të theksuar. 

“Marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe Fondit Evropian të Investimeve, mundëson rigarantimin e portfolios së garancisë deri në 45 milionë euro në një periudhë 2 vjeçare tek një institucion kredibil siç është Fondi Evropian i Investimeve dhe kjo do të ketë ndikim në rritjen e qasjes në financim për bizneset e mesme, të vogla dhe ato mikro. Me këto përfitime që fondi do t’i ketë, presim që të zvogëlohet tarifa për kreditë e garantuara nga Fondi Evropian i Investimeve. BQK-ja do të vazhdojë të sigurojë stabilitetin financiar që tani veç e kemi”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti duke siguruar mbështetje të mëtutjeshme të BQK-së për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore që i njëjti të ketë qëndrueshmëri financiare në mënyrë që të jetë në funksion të zhvillimit të bizneseve.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Ambasadorin Chabert për zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Ai ka falënderuar Ambasadorin dhe shtetin francez për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritashëm me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert ka shprehur kënaqësinë për kontributin që Franca ka dhënë në avancimin e punës së BQK-së, duke potencuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët dhe drejtorët e BQK-së, ka takuar z. Sebastién Clanet nga Departamenti i Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit (MCM) në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Gjatë vizitës së tij në BQK, z. Clanet u njoftua nga afër me progresin e bërë në rekomandimet e Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), të dhëna në vitin 2019.

Në këtë takim, diskutimet u fokusuan në vlerësimin e zbatimit të këtyre rekomandimeve, ndikimin e përgjithshëm të projektit të FSSR-së dhe identifikimin e fushave të mundshme të interesit të përbashkët për ngritjen e kapaciteteve në avancimin e kornizës institucionale të BQK-së, të paraqitura në Planin e saj Strategjik.

Guvernatori Ismaili përmendi reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit nga BQK-ja, duke theksuar përafrimin e tyre me objektivat dhe rekomandimet strategjike të FSSR-së. Ai përshkroi gjithashtu reformat në vazhdim dhe nevojën për asistencë teknike të zgjeruar nga FMN-ja, në përputhje me diskutimet e mbajtura gjatë Misionit të fundit të FMN-së.

Raporti i FSSR-së ofroi një udhërrëfyes pesë-vjeçar me rekomandime konkrete për forcimin e kornizës operative dhe rregullatore të BQK-së, duke përfshirë mbikëqyrjen bankare dhe atë të sigurimeve, TI-në dhe mbikëqyrjen e rrezikut kibernetik, instrumentet e stabilitetit financiar, qeverisjen korporative dhe fusha të tjera të rëndësisë së veçantë.

Kjo vizitë nënvizon mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së për BQK-në, pasi BQK-ja punon për të avancuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar të Kosovës.

Në kuadër të takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahen në Uashington, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Tao Zhang me të cilin janë diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, me theks të veçantë qëndrueshmëria e  sektorit financiar dhe zhvillimet e avancuara në këtë sektor.
Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, në këtë rast BQK-së, përderisa Zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Tao Zhang ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme për BQK-në edhe në të ardhmen.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu është takuar me Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Poul Thomsen, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit makroekonomike, zhvillimet në sistemin financiar, si dhe sfidat dhe objektivat strategjike dhe zhvillimore, përfshirë edhe bashkëpunimin e Kosovës me FMN-në.
Ndërsa, temë kryesore e diskutimit mes Guvernatorit Mehmeti dhe Paul Methieu nga Departamenti i Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të FMN-së ka qenë Asistenca Teknike që i është dhënë BQK-së, realizmi i projektit Shqyrtimi i Stabilitetit të Sistemit Financiar (anglisht: Financial System Stability Review-FSSR) që pritet të fillojë këtë muaj.
Guvernatori Mehmeti ka mbajtur një takim edhe me Misionin e FMN-së për Kosovën dhe Drejtorin e Konstituencës tonë në FMN, Raci Kaya.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, znj. Albulena Haxhiu- Kryesuese dhe anëtarët, z. Hajdar Beqa, z. Korab Sejdiu dhe z. Bahrim Shabani.
Temë diskutim në këtë takim ishte zbatimi i Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, nga ana e zyrtarëve përkatës të BQK-së.
Gjatë këtij takimi Guvernatori Mehmeti, informoi deputetët lidhur me veprimet, të cilat BQK-ja i ka ndërmarrë, në zbatimin e Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.
Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar deputetët në fjalë se BQK edhe para hyrjes në fuqi të Ligjit në fjalë, ka ndërmarrë masa për parandalimin e situatave eventuale të konfliktit të interesit, përkatësisht, në çështjen e parandalimit të konfliktit të interesit nga ana e zyrtarëve të BQK-së, fillimisht përmes kornizës ligjore, ku këtë çështje e ka trajtuar dhe rregulluar me Ligjin Nr. 03./L- 209 për Bankën Qendrore të Republikës se Kosovës, e më pastaj në mënyrë më të detajuar edhe me Kodin e Etikës dhe Mirësjelljes, i cili është pjesë përbërëse e Politikës për Marrëdhënie Pune në BQK.
Guvernatori. Mehmeti, informoi deputetët se më qëllim të parandalimit të konfliktit të interesit, përkatësisht zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, dhe sipas kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsion, ka caktuar dy zyrtarë të BQK-së si përgjegjës për trajtimin dhe zgjidhjen e situatave eventuale të konfliktit të interesit, të cilat mund t’i shfaqen personelit të BQK-së gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.
Më tej, Guvernatori Mehmeti, theksoi se do të jenë në vazhdimësi të përkushtuar në zbatimin sa më të plotë të Ligjit nr. 06/l -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik dhe legjislacionit përkatës të BQK-së.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga Kryetari i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori u pritën nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me ç’rast e uruan për detyrën e re.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Kryetaren Osmani-Sadriu lidhur me zhvillimet në sektorin financiar, duke përfshirë këtu gjithë progresin e arritur në këtë sektor, si dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

Njëherësh, Guvernatori Mehmeti ka përmendur edhe sfidat e prioritetet e BQK-së ku Kuvendi i Kosovës është mbështetësi më i rëndësishëm në realizimin e tyre.

Kryetarja Osmani-Sadriu ka falënderuar Guvernatorin për informacionin e dhënë dhe ka ofruar mbështetjen për realizimin e sfidave dhe objektivave me interes të përbashkët institucional.

Një ndër temat e rëndësishme dhe që kërkon trajtim me prioritet ishte gjetja e një modaliteti për çështjen e Kartonit të Gjelbër, në mënyrë që diaspora jonë të gjejë mbulesë siguruese brenda policave siguruese nga vendi i origjinës e jo të ketë pagesë shtesë për sigurim veturash.

Të dy bashkëbiseduesit u zotuan që të ketë një bashkëveprim ndërinstitucional që kjo temë të trajtohet me prioritet dhe dinamike më intensive.

Guvernatori ka falënderuar Kryetaren Osmani-Sadriu për pritjen dhe është zotuar për bashkëpunim dhe takime të rregullta më qëllim të realizimit me sukses të sfidave të përbashkëta për institucionet përkatëse.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim një ekip të kontraktorëve të USAID-it, të udhëhequr nga Christopher Thompson përfaqësues i Checchi and Company Consulting.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar ekipin e kontraktorëve të USAID-it për zhvillimet  në sistemin financiar në përgjithësi dhe atë bankar në veçanti, si dhe për sukseset dhe sfidat e këtij sektori. 

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar për ndihmën e vazhdueshme që USAID-i amerikan ka dhënë për BQK-në në shumë projekte të realizuara, të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin e sistemit financiar.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë që i ofron arbitrazhi në zgjidhjen e kontesteve ligjore, të cilat do të ndihmonin në zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit financiar.

Nga ana tjetër, përfaqësues i Checchi and Company Consulting Thompson shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e realizuar me BQK-në dhe falënderoi Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e tij të vazhdueshëm që ky bashkëpunim të rritet edhe më tutje.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka mbajtur ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Para audiencës, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar, Guvernatori Mehmeti ka folur për zhvillimet që përcollën BQK-në në 20 vitet e funksionimit të saj.

Ai tha se BQK-ja ka luajtur dhe po luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit financiar si një prej parakushteve për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Në Kosovë kemi mbi 100 institucione financiare që janë të licencuara dhe që mbikëqyren nga ana e BQK-së. 66% e pjesëmarrjes në sektorin financiar e kanë bankat, 27% fondet pensionale, 4% IMF-të dhe IFJB-të dhe 3% e kanë kompanitë e sigurimeve. Banka Qendrore është ekskluzivisht përgjegjëse për licencimin, regjistrimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave dhe institucioneve të tjera financiare. Në ligjet përkatëse për bankat dhe sigurimet, janë të përcaktuara kërkesat për licencë për të themeluar dhe operuar më një bankë, IMF, IFJB, kompani sigurimi apo institucion tjetër financiar”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti ka folur edhe për ndikimin që ka pasur për sistemin financiar të Kosovës, anëtarësimi i BQK-së në Shoqërinë botërore për telekomunikim financiar ndërbankar (SWIFT) dhe me përdorimin e numrit të llogarive bankare ndërkombëtare (IBAN).

“BQK-ja në vitin 2002 themeloi sistemin e pagesave ndër bankare. Ky sistem shërben për shkëmbim të urdhër transfereve apo formave tjera të pagesave, me provizione shumë të ulëta. Nga data 1 korrik 2016, sistemi ekzistues i pagesave në BQK është zëvendësuar me sistemin e transferit automatik të projektuar sipas standardeve të fundit të fushës së sistemit të pagesave. Sistemi i ri ndërbankar i pagesave, i quajtur Sistemi i Transferit Automatik (STA) përbëhet nga dy komponentë kryesorë: komponenti i shlyerjes bruto në kohë reale (RTGS), i cili mundëson transferimin e fondeve në kohë reale, si dhe komponenti Sistem automatik i kliringut (SAK) që bënë procesimin e pagesave në grup dhe me vlerë të vogël, në tri sesione të kliringut ndër bankar në BQK”, ka thënë tutje Guvernatori Mehmeti.

Nga ana tjetër stafi akademik dhe studentët e Fakultetit Ekonomik të UP-së parashtruan pyetje të ndryshme për funksionimin e sektorit financiar në Kosovë dhe falënderuan Guvernatorin Mehmeti për ligjëratën e mbajtur.

uvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga dy zëvendësguvernatorët Sokol Havolli dhe Lulzim Ismajli ka paraqitur para mediave, masat e ndërmarra nga BQK-ja pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se derisa institucionet tjera janë duke u kujdesuar në ruajtjen e shëndetit dhe shpëtimit të qytetarëve ,BQK-ja është duke punuar shumë në ruajtjen e shëndetit të ekonomisë apo shpëtimin e ekonomisë me sa më pak pasoja, që është e domosdoshme për ta ruajtur mirëqenien e qytetarëve tanë gjatë dhe pas krizës. 

Ai ka bërë të ditur se në kuadër të masave për të parandaluar apo ngadalësuar shpërndarjen e virusit, ngjashëm me vendet tjera, Kosova po aplikon një shkallë mjaft të lartë të mbylljes, duke lejuar funksionimin vetëm të sektorëve ekonomikë, që ofrojnë mallrat dhe shërbimet e domosdoshme për qytetarët. 

“Kjo ka ndikuar në ndërprerjen e aktivitetit në shumë sektorë të ekonomisë , duke lënë bizneset pa të hyra, përderisa detyrimet e këtyre bizneseve vazhdojnë të jenë aktive, gjë që rrezikon aftësinë e tyre paguese dhe mund t’i shtyjë ato edhe drejt dështimit. Në të njëjtën kohë, punonjësit e këtyre bizneseve rrezikojnë që pjesërisht apo edhe plotësisht të mbeten pa të ardhura, duke ndikuar kështu negativisht në fuqinë blerëse të konsumatorëve. Në këto kushte, kur kërkesa për kredi bie dhe po ashtu edhe pasiguria për të ardhmen rritet, pritet të ketë edhe rënie të kreditimit nga institucionet financiare, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e një burimi shumë të rëndësishëm të financimit të konsumit dhe investimeve. Një kanal tjetër i rëndësishëm i goditjes së ekonomisë së Kosovës nga kriza pandemike mund të jetë edhe sektori i jashtëm. Kosova ka një varësi mjaft të lartë nga remitencat, duke pranuar një shumë prej mbi 10% të BPV-së në baza vjetore. Rënia e aktivitetit ekonomik në vendet e zhvilluara pa dyshim se pritet të ndikojë edhe në zvogëlimin e këtij burimi shumë të rëndësishëm për financimin e konsumit në vendin tonë. Përkundër rrjedhës së qëndrueshme që kanë pasur remitencat drejt Kosovës, ato kishin shënuar rënie në kohën e krizës së fundit globale ekonomike, gjegjësisht në vitet 2009, 2010, 2011, prandaj mbetet të shihet se si do të manifestohen efektet e krizës pandemike në ekonomitë, ku është e koncentruar diaspora jonë për të pasur një vlerësim më konkret për sjelljen e remitancave gjatë këtij viti”, deklaroi Guvernatori Mehmeti. 

Një nga sektorët që pritet të goditet nga Pandemia Covid 19 është edhe eksporti, duke ndikuar kështu në rritjen e mëtejme të efekteve të krizës në ekonominë e Kosovës, ndërsa pamundësia për të realizuar aktivitetin ekonomik në kushte normale, si dhe pasiguria për zhvillimet në të ardhmen, pritet të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në rënien e investimeve të huaja direkte.

Ndërkaq, kategoria e cila pritet të ruajë më tepër qëndrueshmërinë gjatë kësaj periudhe janë shpenzimet publike, rrjedha e të cilave në ekonomi pritet të zbusë deri në një masë efektet negative nga kanalet e lartpërmendura. 

Pakoja e miratuar nga Qeveria e Kosovës ditë më parë pritet të ofrojë një injeksion të nevojshëm të fondeve drejt ekonomisë. Sidoqoftë, kushtet nëpër të cilat po kalon ekonomia e vendit nuk do të lënë pa sfiduar edhe financat publike. 

“Me qëllim të zbutjes së pasojave të kësaj krize për ekonominë tonë, ne si Bankë Qendrore e Republikës së Kosovës kemi qenë proaktiv duke ndërmarrë një gamë të masave të cilat kanë për qëllim sigurimin e funksionimit normal të sistemit financiar dhe zbutjes së ndikimit të krizës në ekonominë tonë. Gjithashtu kemi qenë në përcjellje të vazhdueshme të zhvillimeve në nivel të regjionit, BE-së dhe atij ndërkombëtar, si dhe kemi qenë në komunikim të rregullt me bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë, siç janë FMN-ja, Banka Botërore, BERZH, dhe me odat ekonomike ne Kosovë, dhe të gjithë i ndajmë shqetësimet e njëjta për situatën e krijuar, e në veçanti për pasojat që mund të kemi në rast të zgjatjes së kësaj situate. Dhe natyrisht, brenda mandatit kushtetues të BQK-së kemi koordinuar veprimet me të gjitha institucionet e Kosovës me qëllim të ballafaqimit sa më efektiv të situatës se krijuar”, tha tutje Guvernatori. 

Ai para gazetarëve ka prezantuar masat që BQK-ja i ka ndërmarrë, duke filluar nga sigurimi i funksionimit të rregullt të sistemit të pagesave në mbarë Kosovën, përfshirë këtu zonat e prekura, të cilat kanë qenë të izoluara për një periudhë të caktuar kohore. 

Ekonomia e vendit gjatë gjithë kohës është e furnizuar mjaftueshëm me para të gatshme dhe dëshiroj edhe një herë të i sigurojmë qytetarët, se të gjitha bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe se nuk do të ketë asnjë problem lidhur me furnizimin me para të gatshme. 

“BQK-ja ka filluar me dezinfektimin e rregullt te të gjitha parave me të cilat e furnizon tregun, si masë mbrojtëse për shfrytëzuesit e parave të gatshme. Si do që të jetë, duke e pasur parasysh se paratë kanë qarkullim të shumëfishtë nga momenti i parë që dalin nga banka, ne i lusim qytetarët që të respektojnë me përpikëri udhëzimet e higjienës që janë lëshuar nga institucionet shëndetësore pas çdo transaksioni me para të gatshme apo me kartelë. Nivelet e likuiditetit në sektorin bankar më 31 mars 2020 mbesin në nivel të kënaqshëm prej 35.3% duke shënuar një rritje të lehtë prej 0.3% pikë përqindje krahasuar me 16 mars 2020. Po ashtu, edhe depozitat janë shumë stabile, më 31 mars 2020 kanë arritur shumën prej 3.88 miliardë euro duke shënuar një rritje prej 9.3 milionë euro krahasuar me datën 16 mars 2020. Duke i kuptuar vështirësitë me të cilat po ballafaqohen një pjesë e bizneseve dhe punonjësve, BQK-ja së bashku me institucionet kredidhënëse, kanë vendosur për lejimin e një periudhë mospagimi për pagesat e kësteve të kredisë duke filluar nga data 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020 dhe në varësi të zhvillimeve të situatës kjo periudhë mund të zgjatet. Kjo ka për qëllim lehtësimin e barrës financiare për të gjithë huamarrësit që po hasin në vështirësi të realizimit të të hyrave si pasojë e krizës pandemike. Pezullimi i përkohshëm i pagesave të kësteve të kredisë do të rishikohet rast pas rasti nga bankat me qëllim që këto përfitime të shkojnë vetëm te ata të cilët janë prekur nga kriza aktuale. Në rast të miratimit të një kërkese të tillë nga banka, interesat ndëshkuese të lidhura me kreditë nuk do të aplikohen në këtë periudhë. Gjatë kësaj periudhe, asnjë masë e përkeqësimit të vlerësimit të kredisë nuk do të zbatohet për huamarrësit” tha me tutje Guvernatori duke shtuar se BQK-ja përmes masave të saj të regjistrit të kreditit ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të parandaluar klasifikimin e kredive, të mos kërkojë provizione shtesë dhe të mos klasifikohen si kredi joperformuese në Regjistrin e Kredive.

Ai edhe njëherë sqaroi se bankat në asnjë rast nuk duhet të rritin tarifat për kryerjen e shërbimeve. 

Sipas parashikimeve të BQK-së, në vitin 2020 ekonomia e Kosovës do ta ndërpresë ekspansionin ekonomik që karakterizohej me një rritje mesatare vjetore prej 3.6 përqind në dhjetë vitet e fundit. 

Nën supozimin se tronditjet ekonomike në ekonominë e Kosovës do të ndjehen më tepër në tremujorin e parë dhe të dytë dhe pjesërisht edhe në tremujorin e tretë të vitit, parashikimet tona preliminare sugjerojnë për një rënie ekonomike reale në intervalin -2% deri -4% për vitin 2020. 

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, duke zbatuar plotësisht rekomandimet e institucioneve shëndetësore, menjëherë ka arritur që ta rikthej çdo funksion të saj në normalitet të plotë dhe 100% funksionale. 

BQK-ja ka themeluar Ekipin e Vazhdimësisë së Punës si dhe është themeluar Komiteti ndërinstitucional mes BQK-së, Thesarit dhe Shoqatës së Bankave për të siguruar funksionim normal të sistemit financiar në vend.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga dy zëvendësguvernatorët Sokol Havolli dhe Lulzim Ismajli ka paraqitur para mediave, masat e ndërmarra nga BQK-ja pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19.

Skip to content