Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Andreas Patsis, deputet i Parlamentit të Greqisë.

Guvernatori Mehmeti njoftoi deputetin Patsis me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Guvernatori përmendi masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet financiare në Greqi, me qëllim të nxitjes  së  sektorit financiar nga ky vend, për të investuar në Kosovë.

Nga ana tjetër, deputeti i Parlamentit grek, Patsis falënderoi Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe informacionet e ofruara, si dhe shprehu gatishmërinë për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës edhe në sektorin financiar.

Në takim është diskutuar për masat që i ka ndërmarrë BQK-ja në ndihmë ekonomisë, por edhe në respektimin e të gjitha masave të kërkuara nga ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. 

Guvernatori Mehmeti dhe Ministri  Zemaj, gjithashtu adresuan mbarëvajtjen e procesit të policave të sigurimit shëndetësore  dhe çështjen e mbulueshmërisë së sigurimeve shëndetësorë  nga kompanitë e sigurimeve, që operojnë në Kosove në trajtimin e rasteve te COVID-19.  Në këtë kontekst u diskutuan edhe zhvillimet dhe dinamika për plotësimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe sfidat të cilat duhet të adresohen përmes këtij Ligji, përfshirë në veçanti situatat e ballafaqimit me pandemi të përmasave globale siç është COVID-19.

Tutje, Guvernatori tha se BQK-ja do të vazhdojë të mbështesë të gjitha institucionet relevante në iniciativa ligjore por edhe në implementim e të gjitha udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e COVID – 19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetin publik dhe ballafaqimit me pasoja sa më të lehta në menaxhimin e kësaj pandemie.

Nga ana tjetër, Ministri Zemaj, falënderoi Guvernatorin për masat e ndërmarra kundër pandemisë dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tutje me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik që do të jetë në funksion  të ruajtjes dhe rimëkëmbjes së ekonomisë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, Christoph Weidinger.

Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin Weidinger me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Gjithashtu, Guvernatori përmendi masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Tutje, Guvernatori falënderoi shtetin e Austrisë për mbështetjen e BQK-së dhe shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.

Ndërkaq, Ambasadori Weidinger falënderoi Guvernatorin për pritjen dhe për informatat e ofruara në takim, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit austriak që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Republikën e Austrisë për Ditën Kombëtare.

Në mesazhin e urimit dërguar ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën  e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e historisë.

“Shpreh mirënjohjen time dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe shumëdimensionale që Republika e Austrisë i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në veçanti. Prandaj është kënaqësi e veçantë për mua t’ju uroj Ditën Kombëtare, ditë që simbolizon përfundimin e okupimit dhe ndërtimin e paqes dhe unitetin e qytetarëve austriak pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi dhe Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Sami Istrefi.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti shprehu interesimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me procesin e arbitrazhit që ka të bëjë me rastin e IuteCredit ndaj shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti shprehu interesimin rreth përzgjedhjes sa më të shpejtë të përfaqësuesit ligjor, me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të këtij procesi.

Guvernatori Mehmeti siguroi Ministrin Selimi për gatishmërinë dhe përkrahjen e parezervë nga ana e BQK-së, me qëllim të përfundimit me sukses të këtij procesi.

Nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë siguroi se janë marrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjor për këtë̈ çështje.

Ministri Selimi ka thënë se kjo Ministri bashkë me Avokatin e Shtetit kanë kërkuar që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Tribunalit të mos na ndëshkojnë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka qenë pjesë e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që këtë vit u organizuan nga distanca për shkak të pandemisë Covid-19.
Gjatë këtyre takimeve, të cilat u zhvilluan nga data 15 deri më 22 tetor 2020, Guvernatori Mehmeti mori pjesë edhe në takimin e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti ka realizuar takim edhe me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, Anna Bjerde dhe ekipin e saj, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, si dhe kërkesat për asistencë teknike.

Guvernatori Mehmeti me këtë rast njoftoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, lidhur me sistemin financiar në vend dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së gjatë kohës së pandemisë.

Gjatë këtyre takimeve virtuale, Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë në takimin e Drejtoreshës Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilën e zhvilloi me ministrat dhe guvernatorët e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në këtë takim përveç prezantimit të perspektivës ekonomike evropiane, u diskutua edhe për sfidat dhe politikat që ndërlidhen me përgjigjen ndaj efekteve të Covid 19.

Përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë edhe në takimin plenar të Komitetit Monetar Financiar Ndërkombëtar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me adresimin e pandemisë, promovimin e rimëkëmbjes së qëndrueshme gjithëpërfshirëse dhe ringjalljen e bashkëpunimit global.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar popullin turk për Ditën e Republikës. 

Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, Guvernatori Mehmeti ka uruar popullin turk për këtë ditë të veçantë, Ditën e Republikës. 

Nëpërmjet këtij urimi, Guvernatori Mehmeti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për përkrahjen e shtetit të Turqisë  ndaj Republikës së Kosovës, e në veçanti mbështetjen për ekonominë e Kosovës.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim drejtoreshën e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, me seli në Sofje, Florence Dobelle me të cilën ka diskutuar për gjendjen në sektorin financiar dhe zhvillimet e reja në legjislacionin e sistemit financiar.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sektori financiar ka pasur zhvillime pozitive ku kreditimi bankar shënoi rritje vjetore prej 11.6%, depozitat shënuan rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa normat e interesit në kredi vazhduan trendin rënës, duke zbritur në 6.3%.

Guvernatori Mehmeti ka vënë në dukje edhe cilësinë shumë të mirë të portofolit kreditor me një normë të kredive joperformuese në trend rënës prej 2.6%.

Nga ana tjetër, drejtoresha znj. Dobelle falënderoi Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe rolin e tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i ka takuar  sot zyrtarët e lartë të Bankës të Bankës Botërore, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë me qëllim të dakordimit të projekteve konkrete, të cilat do të ndihmojnë rritjen e qasjes së sektorit privat në financa. Projektet të cilat janë dakroduar me Guvernatorin Mehmeti janë të ndërlidhura me avancimin e kornizës ligjore të sistemit të pagesave, studimin e fizibilitetit për identifikimin e hendekut financiar, avancimin  edukimit financiar  që i targeton remitencat si kategori mjaft e rëndësishme e të hyrave në Kosovë. Gjithashtu Guvernatori Mehmeti ka përgëzuar delegacionin për avancimin e bërë në projektin për rritjen e financimit për Fondin Kosovar për garanci kreditore, si dhe fillimin e studimit për të identifikuar sfidat me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Guvernatori Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka falënderuar përfaqësuesit e BB-së për përkrahjen e vazhdueshme, që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.  Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, duke shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore  rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.7%. Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektorin e sigurimeve, pensioneve dhe atë të institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare. Përfaqësuesit e BB-së të kryesuar nga Mario Guadamillas – Menaxher i Shtyllës për Financim dhe Tregje, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe e përgëzuan BQK-në për iniciativat zhvillimore në funksion të zhvillimit të sektorit privat, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet BB-së dhe BQK-së.

Qëllimi i takimit ishte avancimi i bashkëpunmit të ndersjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta, si dhe njoftimi i Ambasadorit me zhvillimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe priorititet strategjike zhvillimore.  Guvernatori Mehmeti me këtë rast  ka falënderuar shtetin zviceran për mbështetje të disa projekteve përmes, Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO) duke u nisur nga programi që kontribuon në rritjen e qasjes në financa dhe përfshirjen financiare përmes rritjes së përdorimit të llogarive të transaksioneve dhe instrumenteve elektronike të pagesave, duke përmirësuar kështu edhe efikasitetin e pagesave me pakicë në vend dhe remitancave ndërkombëtare.

“Ky program do të ndihmojë shumë në ofrimin e shërbimeve të pagesave më të lira dhe lehtësisht të arritshme për diasporën dhe familjet e tyre, si dhe për popullatën e përgjithshme të Kosovës. Shërbimet e pagesave në rrethana të caktuara mund të lehtësojnë qasjen në shërbime të tjera financiare, duke avancuar kështu përfshirjen financiare dhe shpesh janë të një rëndësie kritike në  ofrimin efikas të këtyre shërbimeve”, ka thënë Guvernatori Mehmeti.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka shprehur kënaqësinë për kontributin që Zvicra ka dhënë në avancimin e punës së BQK-së, duke cekur që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.

Në kuadër të programit, Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), ka ndihmuar Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në rishikimin e ligjeve dhe rregulloreve,  duke përfshirë edhe kuadrin ligjor dhe rregulloret për ofrimin e shërbimeve të parave elektronike në Kosovë.

Gjithashtu, BQK-ja është duke u  mbështetur, përmes  Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) në azhurnimin e Vizionit dhe Strategjisë së Sistemit Kombëtar të Pagesave, sigurimit të programit të edukimit financiar për dërguesit dhe marrësit e remitancave, duke përfshirë inkurajimin e transferimit të remitancave në një llogari bankare ose një llogari pagese. Po ashtu  është në proces të realizimit studimi i kostos së pagesave me vlerë të vogël në Kosovë (bazuar në metodologjinë e WBG-së “Udhëzues praktik për matjen e kostove të pagesave me vlerë të vogël”).