IMF/IFJB

Të interesuarit për të regjistruar/licencuar një Institucion Mikrofinanciar (IMF) apo Institucion Financiar Jobankar (IFJB) duhet fillimisht të aplikojnë në BQK për regjistrim/licencë për zhvillim të veprimtarisë financiare sipas Ligjit pë Banka, IMF dhe IFJB. Të interesuarve filimisht i’u sygjerohet të lexojnë manualin e regjistrimit të IMF-ve dhe IFJB-ve dhe pyetjet më të shpeshta për regjistrim të IMF-ve dhe IFJB-ve pastaj duhet të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për caktimin e takimit informues, i cili është i obligueshëm të mbahet para fillimit të procesit të aplikimit.

Departamenti për Licencim dhe Standardizim do të jap udhëzimet e nevojshme para se të fillohet me procesin e aplikimit për regjistrimin/licencimin e një IMF-je apo IFJB-je.

Ai mund të kontaktohet përmes emailit dhe numrit të telefonit

Manuali i Regjistrimit të IMF-ve/IFJB-ve

Manuali i Regjistrimit të IMF-ve dhe IFJB-ve përcakton kushtet dhe procedurat e nevojshme që duhen përmbushur nga subjektet aplikuese për regjistrimin e një IMF-je apo IFJB-je. Ai ofron udhëzime të veçanta për pranimin dhe vlerësimin e aplikacioneve dhe përcakton dokumentet minimale të nevojshme për aplikim për regjistrim. Duhet të theksohet se manuali është vetëm një udhëzues procedural dhe nuk përfshin të gjithë faktorët, që mund të vlerësohen gjatë fazës së analizës. Gjatë procesit të aplikimit informacione shtesë mund të kërkohen nga ana e BQK-së varësisht nga kompleksiteti i situatës.

Tabela e filtrimeve

Zgjedh vitin e raporteve
Arkivi
Zgjedh datat

Nga data

Deri në datën