13/05/2024
Në fund të vitit 2023 dhe gjatë pjesës së parë të vitit 2024, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka vazhduar të koordinojë me sukses takimet ndërinstitucionale për luftimin e monedhave të falsifikuara, veçanërisht monedhave 2 euro.
Gjithashtu, janë zhvilluar aktivitete sipas Planit për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, që kanë kontribuar në edukimin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e qasjes në financa, forcimin e integritetit të sistemit financiar dhe kontrollit monetar të vendit, në funksion edhe të arritjes së kritereve për proceset vijuese integruese të sistemit financiar.
I. Rezultatet lidhur me luftën ndaj parave të falsifikuara dhe nga zbatimi i masave të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, deri në prill 2024:
II. Efektet nga Plani për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme
Nga lista prej 10 pikash të Planit, BQK ka realizuar aktivitete në secilën prej tyre, duke filluar nga funksionalizimi i linjës së telefonit pa pagesë (0800 222 55), lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, pezullimi i përkohshëm i tarifës së BQK-së dhe aktivitetit të intensifikuar promovues, deri te pikat tjera që kanë kërkuar angazhimin dhe kontributin e institucioneve financiare, për çka shprehim falënderimin.
Disa nga efektet e Planit për Zbatim të Lehtësuar të zbatuar gjatë periudhës tre (3) mujore, i cili kontribuoi në rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithëpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, janë paraqitur në vijim:
Gjatë kësaj periudhe transitore tashmë të përmbyllur, BQK-ja në kuadër të edukimit financiar, ka organizuar kampanja informuese, siç është Manuali për Pyetjet dhe Përgjigjet e Shpeshta mbi Rregulloren, dërgimi i SMS-ve informuese, publikimi i sqarimeve dhe njoftimeve në webfaqe dhe në të gjitha rrjetet sociale të BQK-së, në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
Zgjerimi i qasjes në financa, përfshirja financiare, edukimi financiar dhe mbrojtja e konsumatorit do të jenë aktivitete dhe angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane, si objektiva të Planit Strategjik të BQK-së, me fokus në zonat pjesë e Planit të Lehtësimit të Zbatimit të Rregullores. Këto veprime ndërmerren krahas angazhimit konstruktiv në lehtësimin e mekanizmit të transferimit të mjeteve në mënyrë sa më efikase te qytetarët e Republikës së Kosovës, përmes llogarive bankare mbi bazën e rregullores në fuqi.
Sa i përket luftës ndaj parave të falsifikuara dhe kujdesit të duhur, BQK-ja vazhdon t’i inkurajojë qytetarët dhe bizneset të deponojnë monedhat e tyre në bankat komerciale dhe të përdorin sa më tepër kartelat dhe pagesat tjera elektronike, si dhe çdo dyshim për tentim të futjes në qarkullim të parave të falsifikuara nga falsifikatorët ta raportojnë tek autoritetet përgjegjëse. Po ashtu, udhëzohen bizneset që të furnizohen me monedha vetëm përmes bankave komerciale dhe të shmangin kanalet jozyrtare, si dhe të ofrojnë sa më tepër mundësi për pranimin e pagesave elektronike.