20/03/2023
Titulli: “Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj!”
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, fton nxënësit e klasave dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, të shkollave të mesme të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për Esenë më të mirë për edukim financar.
Titulli: “Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj!”
Kriteret e konkursit
Eseja me temën “Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj!”, mund të shtjellojë konceptet si në vijim:
Punimet tuaja mund t’i dërgoni vetëm përmes postës elektronike në adresën: edukimi@bqk-kos.org
Në subjekt shënoni: “Konkursi për ese”
Mos harroni të shënoni :
– Emrin dhe mbiemrin;
– Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
– Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit si dhe adresa e banimit;
– Numri kontaktues i prindit/ kujdestarit/ profesorit.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve 30 prill 2023.
7 punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:
Çmimi i I- 200 euro,
Çmimi i II -150 euro,
Çmimi i III-100 euro,( 5) .
Punimet e përzgjedhura si punime fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së, dhe do të përdoren si material edukativ.
Të interesuarit për informata shtesë, mund t’i drejtohen faqes zyrtare të BQK-së www.bqk-kos.org , platformës së BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org ose mund të na kontaktojnë përmes info@bqk-kos.org. Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së eseve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues. Suksese!