Foto-1.jpeg

Në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat janë duke u zhvilluar në Uashington, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Bo Li, me të cilin janë diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, me theks të veçantë qëndrueshmëria e  sektorit financiar dhe zhvillimet e avancuara në këtë sektor.

Foto-2.jpg

Guvernatori Mehmeti ka uruar Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar për pozitën, si dhe ka falënderuar këtë institucion për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, në këtë rast BQK-së, përderisa Zëvendësdrejtori Menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li ka theksuar mbështetjen e mëtutjeshme për BQK-në edhe në të ardhmen.

Foto-3 (1).jpg

Guvernatori Mehmeti gjithashtu është takuar me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit makroekonomike, si dhe zhvillimet në sistemin financiar të Kosovës.

Ndërsa, temë kryesore e diskutimit mes Guvernatorit Mehmeti dhe Udabir S. Das nga Departamenti i Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka qenë Asistencat Teknike që i janë dhënë BQK-së, si dhe ofrimi i asistencave teknike në realizimin e rekomandimeve të dala nga Shqyrtimi i Stabilitetit të Sistemit Financiar (Financial System Stability Review-FSSR). Në të njëjtën kohë, ekipi i Departamentit të Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit ka vlerësuar realizimin e disa prej rekomandimeve të dala nga ky raport.

Foto-4.jpg

Guvernatori Mehmeti ka mbajtur takim edhe me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën të udhëhequr nga Gabriel Di Bella, si dhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Fond, Daniel Palotai.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu është takuar me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde. Në këtë takim Guvernatori Mehmeti e informoi znj. Bjerde për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Kosovës dhe e falënderoi për përkrahjen e Bankës Botërore ndaj BQK-së përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar në Kosovë.

Foto-5.jpg

Ditëve në vazhdim, Guvernatori Mehmeti do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues tjerë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Delegacioni i lartë i BQK-së përfundon pjesëmarrjen në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së BQK dhe STIKK diskutojnë për fushat e veprimit të përbashkët
Skip to content