Guvernatori Ismaili takoi Zëvëndëspresidentin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), z. Mora

26/10/2024

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga delegacioni i tij ka takuar Zëvendëspresidentin Rajonal të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), z. Alfonso García Mora.

Në kuadër të këtij takimi Guvernatori Ismaili ka njoftuar Zëvendëspresidentin Mora mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së sektorin financiar dhe zgjerimin e shërbimeve financiare për qasje në financa.

Me theks të veçantë u diskutua për projektet aktuale në zhvillim të cilat po mbështetjen nga IFC-ja, duke përfshirë projektin për digjitalizimin e shërbimeve financiare.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e këtyre aktiviteteve, me kontribut dhe ndikim direkt në shërbimet financiare që ndihmojnë qasjen ne financa dhe gjithpërfshirjen financiare.