We Finance Code faza testuese!


WE Finance Code – Kodi për Financimin e Grave Ndërmarrëse
WE Finance Code është një nismë e udhëhequr nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në bashkëpunim me institucionet e sektorit financiar dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim përmirësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse dhe forcimin e gjithëpërfshirjës financiare.

Aktualisht, WE Finance Code numëron 28 institucione nënshkruese, prej të cilave: 5 institucione të sektorit publik, 2 shoqata të sektorit financiar dhe 21 ofrues të shërbimeve financiare – ku përfshihen të gjitha bankat komerciale, institucionet kryesore mikrofinanciare, institucionet financiare jobankare dhe kompanitë fintech, të cilat së bashku përfaqësojnë rreth 95% të sektorit financiar në Kosovë.

Nisma bazohet në standardet ndërkombëtare të iniciativës Women Entrepreneurs Finance Code (WE Finance Code) dhe synon të adresojë barrierat me të cilat përballen gratë ndërmarrëse në qasjen në financim, përmes promovimit të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave të ndara sipas gjinisë, zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve financiare të përshtatura, si dhe monitorimit të progresit në financimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë.

Në kuadër të kësaj nisme, BQK ka zhvilluar Dashboard-in e WE Finance Code, i cili paraqet të dhëna të agreguara dhe indikatorë kyç mbi financimin e grave ndërmarrëse në Kosovë. Ky instrument mundëson monitorimin e progresit, analizimin e trendeve dhe mbështetjen e vendimmarrjes së bazuar në të dhëna nga institucionet financiare pjesëmarrëse, politikëbërësit dhe publiku i gjerë.

Shënim: Të dhënat në këtë Dashboard janë marrë nga Sistemi i Regjistrit të Kredive, nga sektori financiar dhe nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Dashboard-i është në fazë testuese me të dhëna preliminare dhe do të avancohet më tej në mënyrë të vazhdueshme, në funksion të përmirësimit të cilësisë, mbulueshmërisë dhe saktësisë së të dhënave.

Të dhënat janë për TM1 2026: