Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e bankave komerciale për muajin nëntor 2025.

Asetet e bankave komerciale – në fund të muajit nëntor 2025 kanë arritur vlerën në 9.22 miliardë euro, duke shënuar rritje për 1.23% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto – në fund të muajit nëntor 2025 kanë arritur vlerën në 6.55 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 54.49 milionë euro ose 0.84% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 203.75 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 6.69%.

Depozitat e klientëve – në nëntor 2025 kanë arritur vlerën prej 7.39 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 33.00 milionë euro, ose një rritje prej 0.45% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e depozitave të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 79.62 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 3.08%.

Margjina e normës së interesit – në kredi dhe depozita në muajin nëntor 2025 ishte 3.61%.

Raporti kredi-depozita – në muajin nëntor 2025 ishte në nivelin 88.71%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale – në fund të muajit nëntor 2025 arriti vlerën në 1.12 miliardë euro. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje prej rreth 1.60% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 153.69 milionë euro.

Guvernatori Ismaili: Bashkëpunimi me akademinë kyç për avancimin e publikimeve dhe analizave që forcojnë politikat dhe vendimmarrjen Publikimi i statistikave financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin nëntor 2025