Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilancit të Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë për muajin shtator 2025.

Asetet e BQK-së – në fund të muajit shtator 2025 arritën vlerën prej 1.97 miliard euro, duke shënuar rënie prej 8.96 milionë euro krahasuar me muajin gusht 2025. Kjo rënies ishte kryesisht si rezultat i zvogëlimit të depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit) dhe atyre të bankave komerciale.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 30 shtator 2025 ishte 1.44 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë zvogëluar për 14.12 milionë euro.

Depozitat në BQK – deri më 30 shtator 2025 ishin 1.68 miliard euro, duke shënuar një rënie prej 10.46 milionë euro nga periudha paraprake.

Kapitali i BQK-së – deri më 30 shtator 2025 ishte 122.76 milionë euro.

Asetet e Rezervës Ndërkombëtare – në fund të muajit shtator shënuan vlerën 1.54 miliard euro, duke shënuar një rënie prej 22.62 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rënie ka ardhur kryesisht nga zvogëlimi i depozitave për 20.15 milionë euro dhe zvogëlimi i  investimeve në letra me vlerë për 1.96 milionë euro, ku ky i fundit është pasojë e rievaluimit të tyre, kryesisht për shkak të ndryshimit të çmimeve të tregut dhe kursit të këmbimit valutor.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Guvernatori Ismaili takon Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, z. Bo Li: Vlerësohet lart progresi i sektorit financiar Guvernatori Ismaili mori pjesë dhe prezantoi në takimin e Konstituencës së Bankës Botërore