Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ku ishin të pranishëm përfaqësues të komunitetit të biznesit – anëtarë të OEAK, institucioneve financiare dhe si dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Kosovë, në kuadër të avancimit të dialogut institucional me organizatat profesionale, shoqatat dhe palët e interesit në fushat me interes të përbashkët publik.

Stabiliteti i sektorit financiar, ecuritë kryesore makroekonomike, aktivitetet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) në kuptim të reformave kyçe strategjike, si dhe avancimi kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, ishin disa nga temat e diskutimit ndërmjet Guvernatorit Ismaili me anëtarëve të OEAK-ut. Ai gjithashtu elaboroi zhvillimet në sektorin bankar, duke konfirmuar adekuatshmerinë e kryesorë të shëndetshmërisë së bankave, përfshirë nivelin e kapitalizimit, likuiditetit dhe stabilitetit të sistemit financiar në përgjithësi.

Gjithashtu, Gvernatori Ismaili paraqiti veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në drejtim të avancimit të sistemit të pagesave, përfshirë lehtësirat e pritshme për bizneset nga anëtarësimi i Kosovës në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), si dhe zhvillimet lidhur me projektin për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta – TIPS Clone, si infrastrukturë e rëndësishme për gjithë ekonominë. Këto iniciativa u mirëpritën dhe u mbështetën nga anëtarët e OEAK-ut, të cilët u dakorduan për rëndësinë e komunikimit ndërinstitucional dhe nevojën për të pasur progres në këtë aspekt, me theks anëtarësimi në SEPA.

Duke falënderuar për ftesën e Drejtorit Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, z. Arian Zeka, Guvernatori Ismaili vlerësoi të rëndësishme platformën e diskutimit me përfaqësues të sektorit privat, me qëllim të kuptimit sa më të drejtë të sfidave, duke ri-theksuar rolin e tyre si kontribuues të rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe në sektorin financiar. Tutje, ai u angazhua në diskutime me pjesëmarrësit në tema të ndryshme, përfshirë kornizën rregullative të sektorit financiar dhe qasjes në financa. U përmend nevoja e biznesit për avancimin e rregullativës për kanale alternative të financimit përmes tregut të kapitalit, mbështetjes së inovacioneve, si dhe nismave aktuale që mbështesin ndërkombëtarizimin dhe integrimit financiar të vendit me tregjet evropiane dhe ato amerikane.

Nga ana e tij, Drejtori Zeka falënderoi Guvernatorin Ismaili për gatishmërinë për të diskutuar me përfaqësuesit e sektorit privat dhe shprehu përkushtimin e Odës për të kontribuar në një dialog konstruktiv me BQK-në, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe rezultatet e BQK-së në disa shtylla, duke u angazhuar në transparencë dhe komunikim të hapur ndërmjet institucioneve.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për sigurimin e integritetit të valutës Euro në Kosovë Guvernatori Ismaili pret në takim ekspertët e Misionit të Bankës Botërore lidhur me projektet për zhvillimin e sektorit financiar – FinDev dhe FinSAC