Bordi Ekzekutiv

Bordi Ekzekutiv përbëhet nga guvernatori, i cili do të jetë kryesues, și dhe nga zëvendësguvernatorët dhe do të jetë i ngarkuar me zbatimin e politikave të Bankës Qendrore dhe të operacioneve të saj. Për numrin e zëvendësguvernatorëve vendos Bordi i Bankës Qendrore, në bazë të propozimit të Guvernatorit. Aktualisht Banka Qendrore ka tre zëvendësguvernatorë.

Bordi Ekzekutiv bën pjesë tek organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore. Guvernatori do të shërbejë si kryeshef ekzekutiv i Bankës Qendrore i ngarkuar me operacionet e përditshme të Bankës Qendrore. Zëvendësguvernatorët do të ndihmojnë Guvernatorin në realizimin e operacioneve të përditshme të Bankës Qendrore.

Ahmet Ismaili

Guvernator / Kryesues
Lexo më shumë

Dardan Fusha

Zëvendësguvernator për Operacione Bankare/ Anëtar
Lexo më shumë

Milot Cakaj

Zëvendësguvernator për Mbikëqyrje Financiare/ Anëtar
Lexo më shumë

Nesrin Shileku

Zëvendësguvernatore për Funksione të Përgjithshme/ Anëtare
Lexo më shumë

Ahmet Ismaili

Guvernator / Kryesues
Lexo më shumë

Dardan Fusha

Zëvendësguvernator për Operacione Bankare/ Anëtar
Lexo më shumë

Milot Cakaj

Zëvendësguvernator për Mbikëqyrje Financiare/ Anëtar
Lexo më shumë

Nesrin Shileku

Zëvendësguvernatore për Funksione të Përgjithshme/ Anëtare
Lexo më shumë

Kompetencat dhe detyrat e Bordit Ekzekutiv

Vendimet e Bordit Ekzekutiv

Në listën më poshtë mund të gjeni, filtroni listën e vendimeve të Bordit Ekzekutiv, të periudhës nga viti 2018 deri tek vendimet e fundit. Lista e vendimeve më të vjetra mund të gjinden tek arkivi.

Filtro vendimet

Zgjedh vitin e vendimeve
Arkivi
Zgjedh datat

Nga data

Deri në datën

26/04/2019

Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së 26 prill 2019

Takim nr. 10/2019, 26 prill 2019 Bordi Ekzekutiv ka miratuar revokimin e licencës së siguruesit “Insig” Sh.A. Dega Kosovë dhe hapjen e procedurave të likuidimit të detyrueshëm ndaj tij.

05/04/2019

Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së 5 prill 2019

Takim nr. 08/2019, 5 prill 2019 Bordi Ekzekutiv ka miratuar Manualin e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik për fondet pensionale. Bordi Ekzekutiv ka miratuar licencimin e kompanisë së brokerimit “Alberti – Broker i Sigurimeve” si ndërmjetësues në sigurime.

29/03/2019

Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së 29 mars 2019

Takim nr. 07/2019, 29 mars 2019 Bordi Ekzekutiv ka miratuar regjistrimin e “Mogo” si institucion financiar jobankar. Bordi Ekzekutiv ka miratuar Udhëzimin për tarifat e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Listën e tarifave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

18/01/2019

Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së 18 janar 2019

Takim nr. 01/2019, 18 janar 2019 Bordi Ekzekutiv ka miratuar Manualin e udhëzimeve dhe formularëve për raportim të fondeve pensionale. Bordi Ekzekutiv ka miratuar Udhëzimin për formularin e informatave mbi kreditë konsumuese.

28/12/2018

Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së 28 dhjetor 2018

Takim nr. 24/2018, 28 dhjetor 2018 Bordi Ekzekutiv ka miratuar Planin strategjik 2019-2021. Bordi Ekzekutiv ka miratuar revokimin e licencës së kompanisë së agjentëve në sigurime “Life Kosova”. Bordi Ekzekutiv ka miratuar listën e tarifave dhe ngarkesave të Bankës Qendrore. Bordi Ekzekutiv ka miratuar manualin udhëzues Metodologjia për vlerësimin e sistemeve të pagesave të rëndësisë sistemike. Bordi Ekzekutiv ka miratuar revokimin e regjistrimit të institucionit financiar jobankar “N.Sh. Euro Eki”.