Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilancit të Pagesave për muajin qershor 2025.

Bilanci i pagesave – deri në fund të muajit qershor 2025 u karakterizua me deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 803.01 milionë euro, i cili tregon një rritje prej 18.78% krahasuar me përudhën e njëjtë të vitit kaluar. Rritja e deficitit të llogarisë rrjedhëse është kryesisht nga rritja e deficitit në bilancin tregtar.

Bilanci tregtar – në mallra deri në fund të muajit qershor 2025 shënoi deficit në vlerë  2.67 miliardë euro, i cili është për 19.57% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 442.65 milionë euro, duke shënuar një rënie ë lehtë prej 1.29%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 16.08% duke arritur vlerën 3.11 miliardë euro.

Llogaria e shërbimeve – e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, në fund të qershorit 2025 shënoi vlerën e 740.96 milionë eurove, që paraqet nivel më të lartë të bilancit pozitiv për 32.90% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore – deri në fund të qershorit 2025 shënuan bilanc pozitiv prej 152.97 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerë 56.71 milionë euro dhe tregon rritje prej 169.74%.

Të ardhurat dytësore – mbeten kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Në fund të qershorit 2025 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 970.25 milionë euro, e cila paraqet rritje prej 3.18 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Remitancat – janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2025 shënoi  654.70 milionë euro, që paraqet një rritje prej 3.91% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik 2025 ishin rreth 126.33 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 781.03 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit korrik kanë qenë përmes IFJB me 51.55%, përmes bankave komerciale me 18.53% dhe kanaleve tjera me 29.93%.

Asetet në llogarinë financiare – deri në fund të qershorit 2025 kanë shënuar bilanc pozitiv për 131.21milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare – kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë prej 725.15 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë – deri në fund të qershorit 2025 ishin  441.26 milionë euro, e cila paraqet një rritje prej 5.28% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar. Në anën tjetër, investimet direkte jashtë Kosovës shënuan një rritje të konsiderueshme, duke arritur në 166.59 milionë euro, që përfaqëson rritje prej 55.23% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Asetet rezervë – deri në fund të qershorit 2025 kanë shënuar një bilanc pozitiv prej 150.23 milionë euro, që përfaqëson rritje prej 16.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Guvernatori Ismaili u prit në selinë e Autoritetit Evropian për Sigurime dhe Pensione (EIOPA) nga Kryetarja znj. Petra Hielkema Çmimi i BQK-së për shkrimin dhe raportimin në gazetari për sektorin financiar