Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 gusht 2025, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Rregullores për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve që Ofrojnë Shërbimin e Këmbimit të Kripto-Aseteve;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare;
  • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të Bankës Qendrore për tremujorin e dytë të vitit 2025.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;

Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit të mbajtur me 31 korrik 2025;

Raportin mbi aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për periudhën janar-qershor 2025.

Vendimet e Bordit të BQK-së më 31 korrik 2025 Vendimet Bordit të BQK-së më 20 shtator 2025