Asetet e bankave komerciale në fund të muajit korrik 2025 kanë arritur vlerën në 8.85 miliardë euro, duke shënuar rritje për 1.85% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto në fund të muajit Korrik 2025 kanë arritur vlerën në 6.41 miliardë euro, duke shënuar rritje për 28.18 milionë euro ose 0.44% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja në muajin Korrik 2025 ishte 213.93 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin Korrik 2025 ishte 6.38 % (në Qershor 2025 ka qenë 6.29 %).

Depozitat e klientëve në Korrik 2025 kanë arritur vlerën prej 7.07 miliardë euro, duke shënuar rritje për rreth 168.84 milionë euro, ose një rritje prej 2.45% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 30.53% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.20% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.68 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin Korrik 2025 ishte 173.21 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin Korrik 2025 ishte 3.37 % (në Qershor 2025 ka qenë 2.74 %).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin Korrik 2025 ishte 3.01 % (në Qershor 2025 ka qenë 3.55 %).

Raporti kredi-depozita në muajin Korrik 2025 ishte në nivelin 90.69%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit Korrik 2025 arriti vlerën në 1.08 miliardë euro. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje për rreth 0.83% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 148.88 milionë euro.

Publikimi i statistikave për BQK-në (pasqyra, bilanci i gjendjes dhe asetet rezervë) për korrik 2025 Guvernatori Ismaili u prit në selinë e Autoritetit Evropian për Sigurime dhe Pensione (EIOPA) nga Kryetarja znj. Petra Hielkema