Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilancit të Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë për muajin qershor 2025.

Asetet e BQK-së – në fund të muajit qershor 2025 arritën vlerën prej 1.79 miliard euro, duke shënuar rënie për 0.98 milionë euro krahasuar me muajin maj 2025. Kjo rënie është si rezultat i zvogëlimit të depozitave të fondeve pensionale, korporatave publike jofinanciare dhe bankave komerciale. Në anën tjetër, depozitat e Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit)  dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) kanë shënuar rritje nga periudha paraprake.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 30 qershor 2025 ishte 1.32 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 5.64 milionë euro, prej të cilave investimet në depozita janë rritur 6.48  milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 0.84 milionë euro.

Depozitat në BQK – deri më 30 qershor 2025 ishin 1.51 miliard euro, duke shënuar rritje prej 15.49 milionë euro nga periudha paraprake. Prej tyre, 575.09 milionë euro janë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, 624.61 milionë euro nga bankat komerciale, 180.66 milionë euro nga AKP dhe 130.85 milionë euro nga burimet tjerat.

Kapitali i BQK-së – deri më 30 qershor 2025 ishte 116.17 milionë euro. Asetet e rezervës ndërkombëtare – në fund të muajit qershor 2025 arritën vlerën 1.41 miliard euro, duke shënuar rritje prej 88.02 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e depozitave për 57.51 milionë euro dhe investimeve në letra me vlerë për 33.76 milionë euro

Zëvendësguvernatori Fusha përfaqëson BQK-në si panelist në Javën Globale të Pagesave 2025 të Bankës Botërore Guvernatori Ismaili mirëpret z. Burkhard Balz, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bundesbankës Gjermane