Divizioni i Regjistrit të Kredive

Divizioni i Regjistrit të Kredive është përgjegjës për operimin e regjistrit të kredive që menaxhohet nga BQK-ja. Divizioni i Regjistrit të Kredive ka për qëllim ndikimin në përmirësimin e cilësisë së kredive të institucioneve kredidhënëse dhe lehtësimin teknik të ushtrimit të funksionit mbikëqyrës të BQK-së.

Detyrat

 

  • Fuqizimin, avansimin dhe sigurimin e implementimit të kornizës ligjore për raportimin dhe përdorimin e informacioneve mbi kreditë, kredimarrësit dhe palët e ndërlidhura në role të ndryshme me kredi;
  •  
  • Sigurimin e një funksionimi efikas të sistemit të regjistrit të kredive që operohet nga BQK-ja;
  •  
  • Sigurimin e qasjes në regjistrin e kredive nga ana e të gjitha institucioneve financiare kredidhënëse dhe nga njësitë organizative mbikëqyrëse të BQK-së; regjistrimin, trajnimin, administrimin dhe monitorimin e përdoruesve të autorizuar;
  •  
  • Shqyrtimin e kërkesave dhe gjenerimin e raporteve të detajuara kreditore për të gjitha palët relevante që paraqiten fizikisht; shqyrtimin dhe aprovimin e qasjes për të gjithë personat fizikë dhe juridikë në portalin e internetit të regjistrit të kredive;
  •  
  • Monitorimin dhe kontrollimin e të dhënave të raportuara në regjistrin e kredive në aspekt të respektimit të dispozitave përkatëse dhe cilësisë së tyre të përgjithshme;
  •  
  • Përkrahjen e funksionit mbikëqyrës të BQK-së lidhur me institucionet financiare kredidhënëse; dhe
  •  
  • Promovimin e rolit dhe rëndësisë së regjistrit të kredive si sistem me ndikim në stabilitetin financiar, përmes kanaleve dhe formave të ndryshme.