Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, priti në takim zyrtar Komisioneren për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.
 
Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe koordinimi për avancimin e një agjendë të përbashkët në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, edukimit të publikut për qasje të sigurta, si dhe standardet për procesimin e të dhënave personale dhe transaksioneve financiare.


 Të dy institucionet shprehën përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional midis institucione të pavarura në fushat me interes publik të ndërsjellë, përfshirë praktikat e sigurisë dhe garantimin e standardeve më të larta të privatësisë në sektorin financiar. Nisma të përbashkëta do të ndërmerren në aspekt të sigurimit të pajtueshmërisë me legjislacionin, si dhe në edukimin e publikut lidhur me përdorimin e platformave digjitale dhe kujdesin e duhur gjatë kryerjes së shërbimeve financiare.
 
Në takim u theksua rëndësia e fuqizimit të rolit institucional për mbrojtjen e të dhënave personale dhe menaxhimin e tyre në përputhje me legjislacionin përkatës dhe standardet me të larta.
 
Gjithashtu, palët u pajtuan për bashkëpunim të ngushtë në avancimin e kapaciteteve njerëzore në funksion të zbatimit efektiv të këtyre standardeve si dhe për koordinim të duhur në qasjen strategjike për të arritur rezultatet e duhura.
 
BQK mbetet e përkushtuar për t’u koordinuar dhe mbështetur të gjitha iniciativat që forcojnë sigurinë dhe integritetin e të dhënave në sistemin financiar të vendit, ndërsa është e vendosur që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të siguruar në vazhdimësi zbatimin e mandatit të saj.

Publikimi i statistikave për BQK-në (Pasqyra, Bilanci i Gjendjes dhe Asetet Rezervë) për muajin prill 2025 Bordi Ekzekutiv i FMN-së miraton Rishikimin e Katërt të Marrëveshjeve SBA dhe RSF: BQK vlerësohet për avancimin e reformave institucionale, zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e qëndrueshmërisë