Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilancit të Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë për muajin prill 2025.

Asetet e BQK-së – në fund të muajit prill 2025 arritën vlerën prej 1.79 miliard euro, duke shënuar rritje 132.69 milionë euro krahasuar me muajin mars 2025. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i shtimit të depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), fondeve pensionale, bankave komerciale, Fondit për Sigurimin e Depozitave, Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), si dhe depozitave të korporatave publike jofinanciare.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 30 prill 2025 ishte 1.27 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 99.04 milionë euro, prej të cilave investimet në depozita janë rritur për 109.00 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 9.95 milionë euro.

Depozitat në BQK – deri më 30 prill 2025 ishin 1.50 miliard euro, prej të cilave 482.65 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës, 639.12 milionë euro nga bankat komerciale, 178.69 milionë euro nga AKP dhe 197.95 milionë euro nga burimet tjerat.

Kapitali i BQK-së – deri më 30 prill 2025 ishte 127.92 milionë euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare – në fund të muajit prill 2025 arritën vlerën 1.34 miliard euro, duke shënuar rritje prej 111.39 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e depozitave për 125.94 milionë euro dhe rënia e investimeve në letra me vlerë për 8.64 milionë euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Guvernatori Ismaili pritet në Bruksel nga Kryetari i Bordit të Autoritetit Evropian të Përmbylljes së Bankave (SRB), z. Dominique Laboureix Guvernatori Ismaili priti Komisioneren për Informim dhe Privatësi Znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku