Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimet Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington D.C., Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, së bashku me delegacionin zhvilloi një takim me z. Christian Rossler, Zëvendëspresident për Banking, Huazim dhe Financim në institucionin Clearstream, pjesë e Grupit të Bursës Gjermane me seli në Luksemburg. Njëkohësisht Clearstream është partner i Deutsche Bundesbank, e cila është një ndër bankat kryesore partnere e për BQK-në për menaxhimin e rezervave, likuiditetit dhe investimeve.

Gjatë takimit u diskutua mundësia e krijimit të bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe Clearstream në fushën e menaxhimit të rezervave ndërkombëtare, përfshirë ofrimin e shërbimeve të ruajtjes (Custody), si dhe qasjen në produkte dhe shërbime të avancuara të tregjeve financiare, si huadhënia dhe huamarrja përmes letrave me vlerë.

Zhvillimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi do t’i mundësojë BQK-së të integrojë zgjidhje moderne teknologjike në proceset e menaxhimit të mjeteve, duke rritur efikasitetin operacional dhe njëkohësisht duke krijuar potencial për gjenerimin e të ardhurave shtesë përmes përdorimit të instrumenteve financiare në tregjet ndërkombëtare.

Ky takim përfaqëson një hap shtesë në kuadër të aktiviteteve të BQK-së për të zgjeruar dhe diversifikuar partneritetet strategjike dhe për të avancuar kapacitetet institucionale në funksion të zbatimit të mandatit të saj, në linjë me praktikat ndërkombëtare.

Delegacioni i BQK-së zhvillon takime të rëndësishme në selinë e FMN-së me Departamentin për Tregjet e Parasë dhe Kapitalit (MCM) dhe Institutin e FMN-së për Zhvillim të Kapaciteteve (ICD) Guvernatori Ismaili takoi Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, znj. Christine Lagarde