Labinot Lekaj

Labinot Lekaj

Labinot Lekaj është profesionist me përvojë të gjerë në auditim dhe menaxhim të financave publike, me mbi 21 vite përvojë në pozita kyçe në sektorin publik dhe në bankën qendrore. Ai aktualisht është Shef i Auditimit të Brendshëm në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ku udhëheq funksionin e auditimit të brendshëm me fokus në forcimin e qeverisjes, menaxhimin efektiv të rreziqeve dhe rritjen e cilësisë së kontrollit të brendshëm.

Është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ka ndjekur programe të avancuara profesionale në institucione ndërkombëtare të nivelit të lartë, përfshirë Bankën e Rezervës Federale të Nju Jorkut (Federal Reserve Bank of New York), Bankën e Francës (Banque de France), Bankën e Holandës (De Nederlandsche Bank), Fondin Monetar Ndërkombëtar (IMF) dhe Bankën Botërore, duke ndërtuar ekspertizë të konsoliduar në auditim të brendshëm, menaxhim të rrezikut, financa publike dhe qeverisje institucionale.

Karrierën e ka filluar si Auditor i Jashtëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe më pas si Auditor i Brendshëm në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku ka kontribuar në forcimin e kontrollit të brendshëm dhe rritjen e transparencës institucionale. Gjatë viteve 2013–2019, ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të auditorëve në sektorin publik përmes Programit Kombëtar për Certifikimin e Auditorëve të Brendshëm.

Përgjegjësitë e Shefit/es të/së Auditimit të Brendshëm