Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave X-XII, të shkollave të arsimit të mesëm të lartë në Kosovë, për realizimin e videove mbi njërën nga temat e mëposhtme:

  • Ndikimi i teknologjisë në mënyrën se si i përdorim paratë
  • Menaxhimi i duhur i buxhetit personal
  • Kursimet dhe rëndësia e tyre për të rinjtë
  • Digjitalizimi i shërbimeve financiare
  • Hapat e parë drejt një plani financiar personal
  • Planifikimi i qëllimeve financiare afatgjata
  • Edukimi financiar si çelësi i suksesit personal

Qëllimi i konkursit

Ky konkurs synon të informojë dhe ndërgjegjësojë të rinjtë mbi rëndësinë e edukimit financiar, duke i inkurajuar të fitojnë njohuri dhe të përcjellin mesazhe praktike mbi menaxhimin e parave, planifikimin financiar, kursimet dhe mbrojtjen nga rreziqet financiare digjitale. Përmes videove kreative, pjesëmarrësit do të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për vendime të zgjuara financiare dhe ndërtimin e një kulture financiare më të fortë ndër bashkëmoshatarët e tyre.

Vlerësimi dhe çmimet

Videot e pranuara do të vlerësohen nga një komision i posaçëm, i cili do të përzgjedhë 5 videot më të mira që do të shpërblehen me nga 200 €.

Rregullat e pranimit dhe kriteret e vlerësimit

  1. Videoja mund të jetë individuale ose grupore.
  2. Videoja duhet të jetë një punë origjinale dhe krijuese, që përcjell qartë mesazhin e temës së zgjedhur.
  3. Videoja duhet të ketë cilësi të lartë vizuale dhe audio.
  4. Videoja duhet të ketë strukturë të qartë dhe rrjedhshmëri në naracion.
  5. Videoja duhet të jetë kreative dhe tërheqëse për shikuesit.
  6. Videoja mund të jetë në gjuhën shqipe ose serbe.
  7. Gjatësia e videos duhet të jetë nga 1 deri në 3 minuta.
  8. Videoja duhet të ketë përmbajtje të përshtatshme për temën dhe të mos jetë e kopjuar.
  9. Nxënësit mund të dorëzojnë videot e tyre në e-mailin: [email protected] ose përmes platformës https://wetransfer.com. Punimet mund të dorëzohen edhe në formë fizike (CD), në adresën:

Për: Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun dhe Edukim Financiar
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Rr. Garibaldi nr. 33, 10000, Prishtinë

  1. Dorëzimi i videos duhet të përfshijë:
  • Emrin dhe mbiemrin e pjesëmarrësit
  • Emrin e shkollës dhe klasën
  • Numrin e telefonit
  • Numrin e telefonit të prindit
  • E-mailin personal

Informacione të tjera

Videot fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si materiale edukative.

  • Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.
  • Data e fundit për dorëzim: 5 mars 2025.

Suksese të gjithëve!

Rritet përfshirja financiare, integriteti i sistemit financiar, zgjerohet rrjeti i institucioneve financiare dhe shërbimet digjitale Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për punimet artistike më të mirë në fushën e edukimit financiar
Skip to content