Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilancit të Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë për muajin janar 2025.

Asetet e BQK-së – në fund të muajit janar 2025 arritën vlerën prej 1.68 miliard euro, duke shënuar rritje prej 28.85 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje ishte kryesisht si rezultat i rritjes së depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), Fondi për Sigurimin e Depozitave dhe korporatat publike jo-financiare. Në anën tjetër, depozitat e bankave komerciale, Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) si dhe fondeve pensionale kanë shënuar rënie.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit deri më 31 janar 2025 ishte 1.17 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak, investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë zvogëluar për 28.04 milionë euro, prej të cilave investimet në depozita janë zvogëluar për 27.30 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë kanë pësuar një rënie prej 0.74 milion euro.

Depozitat në BQK – deri më 31 janar 2025 ishin 1.38 miliard euro, prej të cilave: 490.40 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës, 590.64 milionë euro nga bankat komerciale, 175.98 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 126.44 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së – deri më 31 janar 2025 ishte 122.72 milionë euro.

Asetet Rezervës Ndërkombëtare – në fund të muajit janar 2025 shënuan vlerën 1.31 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 50.96 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja i depozitave për 45.94 milionë euro dhe rritja e investimeve në vlerë për 5.05 milionë euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Banka Qendrore Evropiane miratoi vazhdimin e Linjës REPO deri më 2027 Rritet përfshirja financiare, integriteti i sistemit financiar, zgjerohet rrjeti i institucioneve financiare dhe shërbimet digjitale
Skip to content