Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ri-konfirmoi përkushtimin e saj në gjithëpërfshirjen financiare dhe qasje të barabartë në financa, me rastin e lansimit të Doracakut për Barazi Gjinore dhe Përfshirje Sociale (GESI), të mbështetur nga USAID-i në bashkëorganizim me Shoqatën e Bankave të Kosovës.

Gjatë fjalimit, Zëvendësguvernatorja Znj. Nesrin Shileku-Shala theksoi përpjekjet dhe angazhimet e BQK-së në adresimin e mos-përfshirjes financiare dhe nxitjen e një sistemi financiar gjithëpërfshirës. Ajo theksoi se përmirësimi i qasjes në financa për grupet e pashërbyera apo nënshërbyera, veçanërisht gratë, nuk është vetëm një çështje drejtësie, por edhe një shtytje për përparim më të gjerë shoqëror dhe ekonomik.

Bazuar në objektivat strategjike të BQK-së për periudhën 2024–2028, Zëvendësguvernatorja Shileku-Shala foli për projektet bashkëpunuese me institucionet financiare ndërkombëtare, duke përfshirë iniciativat që synojnë adresimin e sfidave me të cilat përballen grupet e pashërbyera apo nënshërbyera, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrje më e gjerë në sistemin financiar të Kosovës. Në fjalimin e saj, Zëvendësguvernatorja rikonfirmoi rolin e BQK-së për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse përmes reformave dhe iniciativave strategjike me partnerët vendor dhe ndërkombëtar.

Kumtesë për shtyp 30 dhjetor 2019 BQK organizoi punëtorinë informuese për përfaqësuesit e institucioneve financiare në kuadër të nismës për mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse “WE Finance Code”
Skip to content